Në përgjithësi besohet se Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo kanë qenë të dashur që në fëmijëri, por njëri nga miqtë e nuses pranoi, se ajo që sot njihet si zonja Messi, ishte e përfshirë në një marrëdhënie dashurie me dikë tjetër për disa vite.
Një nga miqtë e Antonellës i tha revistës “Para Ti”, se ndërsa çifti i lumtur e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin 10 vjeç, marrëdhënia e tyre filloi të bëhet serioze vetëm në 2007.
Nja dy vjet më vonë, Leo dhe familja e tij u larguan nga Rosario për në Spanjë, në mënyrë që të mund të vazhdonte karrierën e tij tek FC Barcelona. Kjo bëri që dashuria e tij me Antonellën të bëhej platonike. Antonella filloi të dilte me një djalë tjetër. Por disa vjet më vonë, Antonella la të dashurin e saj, kur mësoi se Messi ishte duke ardhur për vizitë në vendlindjen e tij, Argjentinë. Sipas shoqes së saj, ajo ndërpreu marrëdhëniet me partnerin dhe shkoi të kërkonte Leo.
Kjo ishte një goditje në zemër në mënyrë filozofike për ish të dashurin e Antonellës. “Ajo më la mua, por të paktën nuk më la për një mashkull dosido, – ajo më la për Messin …”, u shpreh ai në një deklaratë për mediat lokale, në momentin kur po kujtonte marrëdhënien në 2010