• |
ide | kryesore

Linda Halimi rikthehet në festivalin ‘Kënga Magjike”

Paparazzi, Slider



Kënga Magjike” është një prej skenave të rëndësishme të muzikës.

Një pjesë e këtij festivali janë edhe rregullat që cdo artist pjesëmarrës duhet ti respektojë.

Kujtojmë që para 9 viteve, si pasojë e një vonese në prova me 30 minuta, Linda Halimi, në atë kohë në fillimet e karrierës, reperi Big D, i cili tani është bashkëshorti i saj dhe Nora Istrefi u përjashtuan nga konkurimi dhe bashkëpunimi i tyre nuk doli në skenën e netëve finale. Madje thuhet se për disa vite atyre ju pezullua pjesmarrja në festival, megjithëse Nora u rikthye në 2013-ën për të na dhuruar këtë performancë:

Ndërkohë Linda ka marrë pjesë në “Top Fest”,e ka fituar atë, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, por te “Kënga Magjike” nuk ishte kthyer akoma. Të paktën deri tani, pasi me shumë gjasë ky do të jetë viti kur këngëtarja do të kthehet të konkurojë në festival.Së fundmi artistja ka postuar këtë pyetje në profilin e saj në Instagram:

Linda ka  kërkuar  mendimin e ndjekësve nëse duhet të kthehet në “Kënga Magjike”. Dhe fansat e saj në shumicën dërrmuese mendojnë se po, ajo duhet të marrë pjesë dhe këtë e tregon votimi me 92% vota pro:

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *