• |
ide | kryesore

“Një infermiere bjonde e mori Maradonën në ’94… Messi më i mirë se Ronaldo”. Blatter i thumbon të gjithë, edhe Infantino

F1, Sport



Joseph Blatter, njeriu që udhëhoqi FIFA për 17 vjet, nuk tërhiqet nga idetë e tij dhe lëshon thumba për të gjithë. Pas 41 vjetësh të dedikuara drejtimit të futbollit botëror, 83 vjecari zviceran vazhdon pushimin e detyruar pas skandalit të lidhur me Botërorin 2022, por ka dhënë një intervistë për Infobae. Maradona, Messi e Infantino: për secilin prej tyre Blatter ka dicka për të treguar.

DOPING – Ish-presidenti i FIFA ka rrëfyer cfarë ndodhi në Botërorin SHBA ’94: Blatter pretendon se e ka trajtuar dopingun e Maradonës njësoj si për cdo futbollist. “U shortua Maradona për kontrollin pas fitores së Argjentinës kundër Nigerisë 2-1. Një infermiere bjonde mori për dore El Pibe. Pas rezultatit ndërhyra për të vendosur menjëherë cfarë të bënim e jo ta linim pas Kupës së Botës. Maradona duhej dënuar. Nuk kam folur më me të për këtë gjë. Nuk ma ka kërkuar kurrë e nuk i kam thënë kurrë gjë”.

MESSI – Blatter preferon argjentinasin ndaj Cristiano Ronaldo, edhe pse kjo i kushtoi një reagim të fortë nga Florentino Perez, presidenti i Real Madrid. Ish-presidenti i Fifa është me Messi edhe sot: “E kam thënë në të shkuarën në një konferencë në Oxford që Leo e Cristiano janë shumë të aftë, por Messi është djali që cdo nën do ta donte, ndërsa Ronaldo është më robotik. Cristiano nuk e mori mirë, as presidenti i Real që më kujtoi se jam një anëtar nderi i Real. Kjo e mërziti më shumë”.

INFANTINO – Blatter nuk lë gjë pa i thënë as Gianni Infantino, presidentit aktual të Fifa: “Platini flet për entuziazmin e Infantino për futbollin femëror? Franca e ka transformuar këtë të fundit në një Kupë të vërtetë bote, ndërsa Infantino ishte në Bahrain, në një konferencë paqe, përkrah Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump. Cfarë bën shefi i futbollit botëror në një mbledhje të politikave ekonomike? Kultivon miqësitë e tij e mendoj se më shumë i pëlqen politika në përgjithësi, ashtu si ka thënë Alexandere Ceferin, presidenti i Uefa. Por futbolli duhet të qendrojë imun ndaj politikës”, përfundoi Blatter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *