• |
ide | kryesore

Polemika/ I mohohen penallti, i fshin krahët Bayern: reagim ironik i Schalke 04

Sport



Një imazh i shëmtuar, që kishte si qëllim të ishte ironik, por që është dukur me shije të keqe. Në javën e dytë të Bundesliga, Schalke u mund në shtëpi nga Bayern Munchen 3-0 (tregolësh i Leëandoëski). Klubi i Gelsenkirchen në fakt ka shumë gjëra për të protestuar: me rezultatin 2-0 ishin dy penalltitë e padhëna për Schalke, të paktën sipas rregullave të reja për prekjen me dorë në zonë, që fillimisht arbitri e më pas Var nuk e kanë akorduar. Polemika të paevitueshme e të kuptueshme, me përjashtim të mënyrës së zgjedhur për të reaguar përmes fotos së publikuar në versionin amerikan të faqes tëitter të Schalke 04, në të cilën shihen lojtarët e Bayern të festojnë… pa krahë.

Në sfidën Schalke-Bayern fillimisht ishte Pavard që bllokonte me dorë, edhe pse në distancë të afërt, me krahun larg trupit, pas goditjes me kokë të Burgstaller në zhvillimet e një goditje këndi, ndërsa më vonë ishte Perisic që devijojë me dorë një goditje dënimi të Caligiuri. Konkluzionet e lojtarëve të Schalke i drejtoheshin portës e si Pavard ashtu dhe Perisic duhej të penalizoheshin me penallti. Por publikimi i fotos së lojtarëve të Bayern, duke i bërë cung me Photoshop, nuk është gjetja e duhur.



1 Comment

  1. Dear Sir, We offer a website design just for $25 / Year.
    If you want our offer please contact to us.
    Thank you

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *