• |
ide | kryesore

Propaganda në hall/ Rama përkrah Etilda Gjonajt për shtratin e shtrenjtë

Kryesore



Propaganda e qeverisë po mendohet gjatë për të gjetur një shpjegim për faturat e shtrenjta që ministrja e Drejtesise,  Etilda Gjonaj, ka shpenzuar në udhetimet e saj jashtshtetit, për takimet zyrtare, ku një natë në hotele luksoze ka kushtuar deri në 700 euro. Kryeministri ka folur me një gjuhë të pakuptueshme, duke i thënë një komentuesi që i kërkonte në Facebook shkarkimin e ministres, se këto janë të pavërteta.”…ke gabim krejt kete punen e kilometrave hotele dhe çka ke ngrene ne ate kazan ku e ke gjetur, eshte gjelle e prishur’ ka thënë Rama.

1

Pra, kryeministri ka mohuar faturat po pa dhënë shpjegim për to.

Pak më shumë sqarime gjenden në gazeta Tema, që me sa duket ka pyetur në ministrinë e drejtësisë. Aty konfirmohet se Etilda Gjonaj do të dalë ti shpjegojë udhëtimet e saj me shifra marramendëse. Gazetari Mero Baze ka dhënë pak më shumë informacion në një editorial duke thënë se bëhet fjalë për fatura udhëtimesh në grup dhe shpesh prenotimesh të prera në minutën e fundit.

Por, deri tani asnjë sqarim i plotë nuk është dhënë për një lajm të bërë publik prej tre ditësh.

Në fillim Faktoje.al botoi faturat e hoteleve ku pati fjetur Etilda Gjonaj dhe të biletave të saj të avionit. Pastaj, Lapsi.al (lexo poshtë) i krahasoi ato me çmimet reale të hoteleve që gjenden në Booking.com, ku rrezultonin diferenca shumë të pa justifikueshme.

Tani Rama thotë se kjo është gjellë e prishur, ndërsa ministrja pretendon se do gjejë arsyetimin që shpjegon faturat. Por sado akrobaci matematikore që të bëjnë, një gjë është fakt. Po të shikosh shtretërit që ka zgjedhur të prehet ministrja, ato janë të gjitha në hotele me 5 yje, dhe në zonat më të shtrenjta të kryeqyteteve europiane. Ndoshta edhe ky fakt i vetëm mjafton për të hapur debatin.

©Lapsi.al

Skandali/Sa milionë na kushton shtrati i ngrohtë i Etilda Gjonajt?



18 Comments

  1. Ai baze, nje dy theksonte “reporter i ri” per ta “deligjitimuar” ate qe thote mbi baze moshen. Sikur ky i vjetri e ndriti.

  2. Kaqol gazetar. Nuk eshte mekat fjetja ne hotel me 5 yje, por zgjedhja e dhomave luks.
    Si mbas llogjikes tende Ministrja duhet te fleje ne hotel me 2 yje te stacionei i trenit me barbonet.
    Jane ceshtje protokolli keto
    Gazetare si Ornela e Varuzhan Pirananjit

    1. Ne Singapore, dhe dubaipor gjene hotel më 5 yje ,mê pak se 200 euro.psh; Grand placa hotel sigapor £150 5 yje me mgjes,por jo silver club plus include.
      Edhe ne Europe gjen me.lire.por keto shushunjat kerkojne lux. Nuk shkojne ne Holliday inn,Marriott,premiere inn, etj qe jane shume te mira 4e5
      yje por e duan me xhakuzi,pishine,,,,, Popolli numron qindarkat

  3. Populli thote : shtrije sa ke jorganin . Per kete qeveri te korruptuar ,hajdute nuk egziston jorgani ,i Kane te gjitha te zbuluara . Ne Rome ka hotele me 200 euro nata dhe lluksoze ,por keta felliqesira shperdorojne parat e shqipetareve neper orgjira . Jane mashtrusa te neveriteshem , te peshtire . Ketije populli dele mire ja bejne e meritojne dicka te tille .Ne vrasim njeri tjetrin per pellembe gardh dhe nuk ngrihemi kunder qeverise kur na prish shtepite ,pronat ,kur na vjedhin ,na burgosin per nje fatur elektrike ,perkundrazi i duartrokasim dhe i votojme . Mir na i bejne se e meritojme

  4. Po ca jan 700euro nata o deficente, keta po vjedhin miliona perdite e ju konsumoni ca gazi leshon fuga per tymnaje. Sikur korrupsioni dhe vjedhja e ketyre perbindshave te kulmonte te faturat e hoteleve ne do ishim populli me me fat ne bote. Ky maskara mbyll skandalet e medha me tymin e skandaleve te vogla qe i manaxhon kollaj.
    Vrituni per nji pasqyre makine apo per nje tub kondicioneri o debila

  5. Sikur te ishte vetem ky problemi i hotelit sa mire do ishte por aty ka marre ferra uraten. Shqiptaret jane si puna atij qe po hante nje pjate me bajga dhe ankohej se i kishte rene nje qime ne pjate, keshtu dhe kjo pune

  6. Rama fut duart ne arken e shtetit e e ben me paret e popullit sikur ja ka lene Kristaqi .
    Ky do zbythur nje ore e me pare se po i pin gjakun shqiptarve tamam si shushunje.

  7. Ca lesh gazetarie kemi ne aman, ktu per 500 leke te shpikin nje genjeshter qe ska zot qe e zberthen, po behet qejf tani qe dilet hapur per te folur se perpara skishte as fatura e as fjale se ndryshe e dinin qe i priste plumbi

  8. Nuk e kuptoj pse filloni shani se hodhi njeri gurin.

    Mjafton te verifikohen dhe te dale e verteta.
    Mjaft ushqyet njerezit me fjale boshe.

    Ka ligje dhe per keto gjera.
    Pastaj kush eshte ai Minister qe nese do vidhte, do e bente nepermjet faturave te hoteleve me diferenca kaq te paperfillshme.

    Futja pordhes kot dmth.

  9. Kete meritoni, pse e shani o popull, lereni te qete tani….cit. socislisti i 2019 skipetar e rilindkar.
    Ej po shifja intervistat e rames, qija ropt kane ngel veç dele ne shqipri, perfdhure edhe ata qe “po ndryshojne” looool

  10. Ore jeni mesuar ju te lapsit me aso ministresh mbi 60 qe ku ta vendosin koken i ze gjumi . Lereni more te gjeszdise andej kendej se ia heq dera. E re eshte, do shohe bote me sy. Ketu eshte bere mullar me droge te lehte e te rende, me lek autostradash e urash, me tonelata ilacesh te skaduara e sherbimesh shendetesore qe marrin lek nga shteti e nuk shihen gjekundi, e me dhjetra e dhjetra 20-25 vjecare qe ose jetojne duke bere suflerin e qeverise ose vrapojne te ikin nje ore e me pare nga ky vend, ju merreni ne ca mijera euro hotelesh te nje zonjushe bukuroshe qe paska preferenca per butesine krevatit. Mos u merrni me cikerrima o njerez

  11. Personalisht kam gjetur në Rome Hotel me 3* yje nata në qendër, me kushte komode por jo luksoze kuptohet. 10 minuta nga stazione termini dhe me taksi 10 min nga palazzo madama që është edhe selia e senatit italian. Por pushteti nuk pyet për moral, biles edhe populli i bravo se edhe te tjerët kështu do të bënin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *