• |
ide | kryesore

Reagon hoteli “Hilton” në Berlin: Gjonaj kishte mundësi të zgjidhte dhomë më të lirë

Lajme, Të fundit

Dalin detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani. Portali dosja.al thotë se ka kontaktuar me George George E.V, shefin e rezervimeve në këtë hotel ku ka mësuar se në periudhën kur Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft alternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit” – u shpreh George.

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 net në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarde. /Dosja.al.

9 Comments

  1. O Berti, po c’na duhet numri i dhomave o vella . Etilda ka fjetur me gjithe ekipin ne nje dhome. Mos u lodh ti fare, he vella.

  2. Po pse shtrenjte eshte 1900 euro per tre dite per gjithe grupin?!une punoj ne hotel turistik5yjesh ne Krete dhe çmimet fillojne nga 400 euro per person nata deri 8000 euro nata,keshtuqe boll na keni lodhur trute per 1900 euro se eshte turp,pastaj ato biletat e Lulushit qe shkon ne Hollande jave per jave pse nuk i llogarisni ndonjehere ju??!!!

  3. turp disa kucka qe pranojne me u shperfytyru nga perversi dhe masandej i shperblen me poste qeveritare bile arrin deri aty sa shperblen dhe burrin e te dashures dhe e bane minister dhe keta karikatura jane te pangopura ne maskarallek .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu