• |
ide | kryesore

Real Madrid buzëqesh: PSG, për Neymar, i kërkon Barcelonës Dembélé

Sport



Koha kalon, mbeten tashmë vetëm 9 ditë nga mbyllja e merkatos e telenovela Neymar është larg konkludimit. Sipas asaj që bëhet e ditur në orët e fundit, Barcellona duket larg brazilianit. ‘Le Parisien’ zbulon se Psg po mundohet të bindë Ousmane Dembélé të kthehet në Francë si pjesë teknike e këmbimit me O’Ney, por në Katalonjë nuk lëvizin nga pozicioni i tyre: duan të marrin brazilianin në huazim me të drejtën e blerjes, jo të detyrueshme.

Në këtë këndvështrim, rritet pesizmizmi në shtëpinë e Barcellona. Rikthimi i Neymar duket i komplikuar, sepse dy klubet vazhdojnë të jenë larg. Barça ka pak likuiditet për të investuar, pas operacioneve të kushtueshme të Griezmann e de Jong e nuk ka gjetur ende as akordin me lojtarët në këmbim. Parisienët duan me cdo kusht Demélé, ndërsa kalatanasit nuk shkojnë përtej një huazimi me të drejtën e blerjes. Shumë pak edhe për Neymar, që me një ofertë të tillë nuk është i gatshëm të dalë publikisht për ta vënë me shpatulla pas murit klubin e tij aktual.

Për të gjithë këto motive, duket se në lojë për fenomenin brazilian ka mbetur vetëm Real Madrid. Ndërkohë, Psg nuk po qendron pa lëvizur, për të qenë gati në rast të ikjes së O’Ney. Sipas ‘Mirror’, një delegacion i francezëve është gati të zbarkojë në Londër javën e ardhshme për të blerë nga Crystal Palace, Wilfred Zaha, një operacion prej 100 milionë stërlina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *