• |
ide | kryesore

“Shumë tifozë injorantë pas meje”: Ancelotti tregon episodin nervoz në Firence, ndërsa për Juventus…

Sport



Carlo Ancelotti i gëzohet fitores në Franchi (“këto janë tre pikë të rëndësishme duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në ndeshje ) e shpjegon nervozizmin e tij në fund të ndeshjes. “Pas shumë fyerjesh i thashë disa tifozëve të shkonin në shtëpi. Më vjen keq sepse kam simpati për Fiorentina, babai im ishte tifoz viola – u shpreh Ancelotti -. I bëj komplimenta tifozëve të ndershëm të Fiorentina, por fatkeqësisht ka edhe injorantë dhe ishin të shumtë pas pankinës sime”.

Tekniku i Napoli analizon kështu ndeshjen spektakolare në Firence: “Kartonët e verdhë ndikuan pak, nuk mbrojtëm mirë, përpara disa situata u interpretuan shumë mirë. Në Franchi nuk është asnjëherë e lehtë për Napoli. Ishim disi të bllokuar dhe me vonesë në presing, ndërsa kur kaloi momenti i tyre u treguam të aftë ta administronim. Këto janë tre pikë të rëndësishme duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në ndeshje”.

Të shtunën e ardhshme është sfida e madhe me Juventus. “Të përballesh me Juve në një moment kalimi? Momenti i kalimit nga një trajner tek tjetri. Përfitoj nga rasti për ti bërë urimet Maurizio Sarri, e di që nuk do ta shoh por shpresoj ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur. Ndeshja vjen në javën e dytë por nuk ka rëndësi, më mirë kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *