• |
ide | kryesore

Tërbohet Montella: “Mertens simuloi. Për çfarë duhet Var?”

Sport



Java e parë e Serie A dhe menjeherë polemika. Vincenzo Montella është tërbuar për shkak të vendimeve arbitrale në ndeshjen kundër Napoli, vecanërisht për penalltinë e akorduar, për ‘ndërhyrje të parregullt’ ndaj Mertens. “Nuk ka asnjë shpjegim logjik. Është një episod simulimi, po përse nuk e shohin? Janë 5… Për cfarë shërben? Nuk mund të pranoj gabime me teknologji”, deklaroi tekniku i Fiorentinës.

Montella, që vazhdon të “besojë në drejtësinë e arbitrave”, mbron Federico Chiesa, por jo pa lëshuar një tjetër shigjetë: “Nuk dua të dëgjoj më se Chiesa është simulues. U lodhëm, mjaft! Ai nuk simulon, të tjerët ndoshta po…”.
“Një pikë nuk ndryshonte asgjë – vazhdoi tekniku – nuk është gabimi në vetvete por arsyetimi të jep bezdi. E kam të vështirë të pranoj, por nuk i tregova mungesë respekti arbitrit. Mora të verdhë sepse nxitova në penalltinë e mundshme ndaj Ribery… Ndoshta sepse doja ta goditja vetë”.

Përtej polemikave, Montella është krenar për provën e të tijve: “I bëj komplimenta djemve e tifozëve. U krijua një entuziazëm i pabesueshëm: nuk meritonim humbjen e fusha e tregoi. Më pëlqeu kurajo dhe sakrifica. Ribery është një kampion dhe shembull për të rinjtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *