• |
ide | kryesore

Tifozi 14 vjeçar i Partizani rrezikon jetën, klubi ndërmerr nismën

Sport



Partizani është më shumë se një klub futbolli, për atë që përfaqëson klubi i kuq dhe për atë që reflekton tek tifozët e tij të shumtë. E pikërisht për këtë fakt, Partizani del përtej fushave të blerta, duke u bërë një me tifozët, si në rastin e djaloshit Renis Muça, që ndodhet në gjendje kome, pas një aksidenti rrugor.

Prej gati një muaji 14 vjecari është në reanimacionin e Spitalit Ushtarak të Tiranës, në rrezik për jetën, pas dëmtimeve cerebrale të pësuara në aksident. Renisi ka nevojë për ndihmë dhe klubi Partizani është aktivizuar në ndihmë të djaloshit, duke e bërë rastin publik në faqen zyrtare të klubit në Instagram, duke bërë apel për sensibilizim.

View this post on Instagram

TË SHPËTOJMË NJË JETË SËBASHKU! Renis Muça vetëm 14 vjeç aktualisht në gjendje kome është aksidentuar nga një makinë. Prej gati një muaji Renisi gjendet i shtruar në ambjentet e Spitalit Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka pësuar dëmtime në tru. Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi gjendja e tyre ekonomike e ka të pamundur ta përballojë kurimin e tij. FK Partizani Albania dhe familjarët e Renisit kërkojnë ndihmën tuaj, Të bëhemi bashkë, të shpëtojmë Renisin! Ju lutem shpërndajeni! Më poshtë të dhënat e llogarive të familjarëve: BUKUROSHE XHEDIKU 007106729 LEK Numër llogarie: 902020140006065557 IBAN:AL81902112090201400060655573 SWIFT: CRBAALTRXXX #FamiljaEKuqeNëNdihmëTëRenisit?

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *