• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël për një barazim në Romë, disfatë e Milan e provë force e Lazios

F1, Sport, Video



Serie A ka nisur me surpriza e spektakël ku natyrisht bën zhurmë transferta fituese e Lazio të Igli Tare e rrëzimi i Milan në Udine. Kuqezinjtë e Giampaolo nuk nisin si duhet kampionatin, të mundur 1-0 në Dacia Arena nga Udinese e Tudor, falë golit të parë si profesionist të Rodrigo Becao, një nga blerjet e reja të friulanëve. Ndeshje me ritme të ulëta e me një pjesë të parë pa raste për gol. Udinese u përmirësua në 45 minutat e dyta e me Fofana e Lasagna impenjoi Donnarumma, përpara se mbrojtësi brazilian të shënonte golin vendimtar në minutën e 72, në zhvillimet e një goditje këndi.

Roma e bukur në sulm, por e brishtë në prapavijë shpenzoi tre herë avantazhin, duke u arritur nga Genoa në 90 minutat spektakolare të Olimpico. Under, Dzeko e Kolarov nuk mjaftuan ti japin Fonseca fitoren në debutim, e për më tepër përpara publikut të shtëpisë. Barazim edhe për Mihajlovic që sfidoi leuceminë, por nuk mundi të ruajë dot avantazhin e sigluar nga Sansone, edhe me Veronën me 10 lojtarë. Përfundon 1-1 me teknikun që megjithatë i dha moral skuadrës së tij me prezencën në pankinë.

Fitore për Brescian në transfertë, 0-1 në Cagliari, me golin që vendosi ndeshjen të shënuar nga Donnarumma me penallti në minutën e 54, ndërsa Atalanta e Xhimshitit i falet Muriel, për të përmbysur Spal 2-3. Sukses edhe për Torinon, që kaloi 2-1 Sassuolo, ndërsa rezultatin më të thellë e fiksoi Lazio e Igli Tare. Bardhekaltrit u imponuan 0-3 ndaj Sampdoria, me dy gola të Immobile dhe një të Correa, që e katapultojnë menjëherë në vendin e parë të renditjes skuadrën e Simone Inzaghi.

ITALY – SERIE A

Udinese 1 – 0 Milan
Roma 3 – 3 Genoa
Cagliari 0 – 1 Brescia
Torino 2 – 1 Sassuolo
Verona 1 – 1 Bologna
SPAL 2 – 3 Atalanta
Sampdoria 0 – 3 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *