• |
ide | kryesore

Zbulimi i AS: Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

Sport



Nuk ka një skuadër, ka refuzuar disa oferta dhe sic duket do të vazhdojë ta bëjë, deri kur të lirohet pankina e … Real Madrid. José Mourinho, pas shkarkimit nga Manchester United, vazhdon të qendrojë në pritje dhe motivin e zbulon e përditshmja spanjolle AS. Special One dëshiron të kthehet tek Real Madrid e pret shkarkimin e teknikut aktual Zinedine Zidane.

Francezi nuk është më kaq i palëvizshëm në krye të merengues pas një vigjilje kampionati zhgënjyes, konflikteve të hapura me dy prej lojtarëve që tashmë kanë mbetur në Madrid pas zhvillimeve befasuese të merkatos e mbi të gjitha pas barazimit të mbrëmshëm, në Santiago Bernabeu kundër Valladolid.

Portugezi e ka nuhatur se durimi i Florentino Perez ka një kufi kur vjen puna tek mungesa e trofeve dhe është gati të bëjë rikthimin tek Real. Mourinho u befasua jo pak kur kreu i Blancos zgjodhi të rimarrë në detyrë Zidane në sezonin e kaluar, edhe pse Special One kishte shprehur disponibilitetin e tij për tu kthyer tek Real. Sic duket Jose nuk ka hequr dorë nga ëndërra për të patur në dispozicion një organikë të të gjithë respektit e me financa të frikshme nga pas, për tu kthyer në lojë për të fituar Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *