• |
ide | kryesore

Alban Skenderaj sjell një tjetër recital për fansat (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pak muaj më parë ai mbajti në Prishtinë koncertin e tij recital dhe sërish ka menduar të qëndrojë sa më pranë fansave.

Së fundmi, këngëtari përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit ka zbuluar se me datë 27 shtator do të jetë në “Amfiteatrin e Tiranës” për të mbajtur një tjetër koncert recital.

“Nën Yjet E Tiranës. Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshem që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore.
E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës.
Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranes” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes.
Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve. Faleminderit miq”- ka shkruar Albani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *