• |
ide | kryesore

Ambasada suedeze jep mesazhin “e hidhur” për luksin e politikanëve shqiptarë

Lajme, Të fundit



Nuk është fare rastësi. Ambasada e Suedisë në Tiranë, ka postuar në faqen e saj, një shkrim lidhur mbi luksin e zyrtarëve publikë duke sjellë shembullin e vendit të tyre ku funksionarët shtetërorë nuk gëzojnë asnjë ose shumë pak favore.

Publikimi vjen kur në opinionin publik shqiptar ka një debat të fortë, pas zbulimeve të faturave “të kripura” të qëndrimit të Ministres së Drejtësisë në hotele luksoze gjatë vizitave jashtë vendit.

Shkrimi është një pjesë nga libri i gazetares Claudia Wallin që ka bërë për jetën në Suedi. Ai tregon modestinë e zyrtarëve në Suedi, edhe pse ata janë një vend mjaft i pasur.

Nga Claudia Wallin

Mund të tingëllojë e çuditshme për shumë përfaqësues të një populli diku tjetër, por Suedia nuk ofron luks apo privilegje për politikanët e saj. Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe deputetët suedez udhëtojnë në autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë. Pa ndonjë të drejtë imuniteti parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Pa sekretarë privatë në derë, zyrat e tyre janë 8 m2.

“Unë jam ai që paguan politikanët” – thotë Joakim Holm, një qytetar suedez: – “dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u dhënë atyre një jetë luksoze”.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike në udhëtimet me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në titujt kryesorë të lajmeve. Edhe kryetari i Parlamentit merr një abone për të përdorur transportin publik. Vetëm kryeministri ka të drejtë të përdorë një makinë nga forcat e sigurisë.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku ata lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi komunale. Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në shtretër në zyrat e tyre.

Këshilltarët suedezë as nuk fitojnë rrogë, as nuk kanë të drejtë të kenë një zyrë – ata punojnë nga shtëpia.

Përvoja e Suedisë shkatërron konceptin e palëkundur se politikanëve duhet t’u akordohet një trajtim-nderimi të denjë për një kastë të lartë, e cila përbëhet nga zonja dhe zotërinj që shkëlqejnë më shumë sesa qytetari mesatar dhe prandaj meritojnë një të drejtë gati hyjnore për përfitime dhe privilegje.

Ky është një komb që i trajton zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të thjeshtë. Një shoqëri që hoqi përdorimin e përemrave pronorë në vitet 1960, dhe ku të gjithë quhen thjesht “ti”. Sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd tjetër. As politikanët, të cilët duhet të jetojnë në kushte të ngjashme me realitetin e njerëzve që i zgjedhin.

E lirë nga pabarazitë e mëdha sociale, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina të blinduara. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me realitetet e ditës dhe dhimbjet e qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të njerëzve, në një shoqëri që demonstron se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të vendosmërisë.

Në sistemin e drejtësisë, logjika është e njëjtë: asnjë gjyqtar nuk ka të drejtë për makina zyrtare, sekretarë privatë ose privilegje. Ata që janë në detyrë duhet të përgjigjen, dhe të gjitha informacionet duhet të jenë të disponueshme për publikun.

Qasja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë është një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e parashikuar në një kapitull të veçantë të Ligjit Suedez për Lirinë e Shtypit.

Në Suedi është e mundur të gjurmohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjyqtarëve; të lexohet deklarata e taksës mbi të ardhurat e kryeministrit; të kontrollohen shpenzimet e komisarit policor kombëtar ose komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Një nga skandalet më emblematike politike të vendit u zhvillua në vitet 1990. Zëvendëskryeministrja, Mona Sahlin, bleu një çokollate, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe e pagoi shtrenjtë duke humbur punën.

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri bujqësore e varfër në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi askënd tjetër. Përvoja Suedeze demonstron ndoshta më shumë se çdo tjetër se si ndryshimi është i mundur.



14 Comments

  1. I paguajme me taksat tona kapardisen ku u do qejfi dhe po te keni ndjekur disa emisione televizive tallen me Kancelaren Merkel qe nuk eshte e bukur nuk vishet me shije arrijne deri tek krahasimi edhe i bukurise se Vera grabockes me nje aktore hollivudi Qe per momentin nuk me kujtohet emri i saj Korrupsioni dhe mendjemadhesia jone skane fjale

  2. Keta shembuj jane dy ekstreme. Suedia eshte kthyer ne nje vend gati komunist, dhe vec kesaj ne 2025 do kete nje popullsi me 40% te huaj emigrante, kryesisht Afrikane dhe Aziatike (Pakistan). Pra vete Suedezet po zhduken. Nderkohe qe po kursejne para per politikanet me demek, paguahen shuma marramendse per emigrantet qe nga strehimi, te sigurimi shendetsor, te parate te thata per te blere. Kaq shume ka emigrante qe marrin shendetsine falas sa nje Sudedezi i duhet te prese 2 jave per te bere vizite mjekesore. Te shkretet as e hapin dot gojen te ankohen sepse i quajne raciste e ku di une duhet te jene “politikisht korrekte” njesoj si ne kohen e Dulles qe duhet te flisje sipas vijes se Partise. Dua te them Shqiperia eshte shembull i keq ku politikanet jane hadute te taksave tona, ndersa Suedia ka rreshqitur fare dhe po ju leshon vendin te huajve. Ne Stokholm ka zona qe mund te futesh vetem i shoqeruar me police, kaq shume krim e dhune ka.

      1. Nuk te ve faj qe nuk ke informacion pasi lexon vetem cfare derdellisin gazetaret e Soros ne Tirane. Nese di Anglisht nuk po them te besh ndonje pune shume te madhe, kerko ne Google 1. Emigracioni ne Suedi, 2. Krimi ne Suedi dhe pastaj fol. Puna ka arrit qe femrat Suedeze nuk dalin te pashoqeruara nga nje mashkull pas ores 5 te darkes, qofte shok a farefis prej epidemise se perdhunimeve. Mos prit qe gazetat e liberaleve te japin informacione te tilla se cfare realisht po ndodh ne Suedi, sepse kjo eshte politika e tyre te zevendesojne popullsine e bardhe me Afrikane e Aziatike. Eshte per te ardhe keq por Suedia qe kemi njohur ne po merr fund. Vete skam asnje interes per pune azili jam qytetar Amerikan.

  3. O te q… Suedine, eshte mbush plot me emigrant mbeturina nga cdo cep i botes, personalishte nuk ka jave pa me pre mushamane e kamjonit hajdutat Suedez! Punoj me kamjon Gjermani-Suedi

  4. TEK NE ME KARDERRAT DHE ME TE FORTET JANE POLITIKANET , NE TE GJITHE BOTEN PERFSHI DHE AFRIKEN ESHTE E KUNDERTA . KETA JEMI , KY POPULL JEMI , VETEM MINIFUNDI NA MUNGON

  5. Ti ndajme gjanat! Ky jo vetem u sherben oligarkeve por eshte pjese e marrveshjesh trepaleshe te mafias boterore ,spiunazhit, neokomunizmit e neofashizmit!
    Ky eshte perbindeshi me fytyre njeriu i historise tone!
    Ta nxjerrim jashte kete jashteqitje te felliqur!
    Un jam grua dhe njoh permasen e ketij perbindeshi!
    Te hapet mendja juaj njerez e te reagojme per vdekje a liri!

  6. deri sa te keni ridhjerjet e stalinit ruqi,baba taku,xhafa,rama,braqe,majko,dhe nen ridhjerjet e tyre erionka velija,doshi,frrok ndok edhe mutin per mjalt kan per te ju shitur ju deleve,derrave,lopeve,gjelave maje plehut,kazanve etj.ne vend te mjaltit pra bashes,halim kosoves,grida dumes albana vokshit etj zgjodhet krymbat e qenefit negjmije mut krymat rama,ruqi,erionka,spiropela,pjerdh e dhin ndrea etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *