• |
ide | kryesore

Barcelona e Juventus gati të bëjnë shkëmbimin e madh

Sport



I ardhur si një lojtar që do të merrte përsipër mesfushën bardhezi, Emre Can e humbi të gjithë shkëlqimin e tij, me zbritjen në hierarkitë e teknikut të ri të bardhezinjve Maurizio Sarri. Gjermani nuk ishte menduar se do të përfundonte në merkato, por Khedira ishte befasues në fazën përgatitore, duke i lënë vendin në dalje 24 vjecarit ish-Liverpool. E në këtë pikë Juventus po punon për të gjetur një destinacion për Emre Can që, sipas Tuttosport, nuk ka më vend në Torino. Bardhezinjtë kanë intensifikuar diskutimet me Barcelonën për një këmbim të lojtarit me kroatin Ivan Rakitiç.

Për mesfushorin alternativat nuk mungojnë, sepse të interesuar për shërbimet e tij janë edhe PSG e Bayern Munchen: gjermani e ka kuptuar tashmë se nuk mund të jetë zgjedhja e parë në preferencat e Sarrit dhe është i hapur për një transferim të ri. Paratici po shpejton për të gjetur një zgjidhje, përpara mbylljes së merkatos, që të kënaqë si lojtarin, ashtu dhe klubin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *