• |
ide | kryesore

Bushati kujton Migjenin dhe bën thirrje për ‘zgjim’

Lajme, Të fundit



Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në përkujtim të 81 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës), ka zgjedhur pikërisht poezinë e tij “Zgjimi” për të përshkruar edhe realitetin që po kalon vendi.

“O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!” thuhet ndër të tjera në vargjet e Migjenit, ndërsa Bushati nuk dihet se kujt i bën thirrje për zgjim, politikës që e ka futur vendin në krizë, apo popullit që vazhdon dhe i mban mbi kurriz mbrapshtësitë e saj.

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –

a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

 



6 Comments

  1. O Ditmir, je shkodran,
    Vjersha e Migjenit fort po t’there
    Ke ken ne t’gabumen ane,
    Fillo nga fillimi kte here!

    M’lejo dy fjale me t’thane:
    Largoju mashtrimeve e hajdutnise,
    Tregoje veten tamam shkodran
    Dhe bashkohu me vlerat e lirise!

    MIRSEU KTHEVE N’SHKODER

  2. Ky prosti mashkull, down me IQ nen 65, kerkon qe te jete ne fokus, prit kur t’i nxjerrin videon e Brazilit, me skena te neveritshme kafsherore duke e keqperdorur dy zezake. Thjeshte mbeturine e pariciklueshme qe helmon edhe dheun.

  3. Si eshte puna e shejtanit. Shpif shpif shpif se dicka do te mbetet. Dhe perca e pastaj rreje menjen se je duke sundu. Mirepi te gjithe pa perjashtim jane fake regjisor. Dhe aktor te keqinj qekurse kane vendos me lujt me vetveten. Mirpo gjithmone cfare mbell ate korr.me thuaj me ke rri dhe per ke pynon te them se kush je. Nje gje eshte e sigurt ketu spiunet jane pa lek dhe priftin e bejne me barre. Popull meskin. I vogel. Mendon se ka ardhur e nuk do vdese. Te gjithe jemi te vdekshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *