• |
ide | kryesore

De Ligt nën presionin e Koeman: “Nëse në tetor situata është ende kjo…”

Sport



Pankina e Mathijs De Ligt kundër Parma ka bërë zhurmë. Mbrojtësi e bëri të qartë se nuk priste të debutonte në Serie A në pankinë, por në anën tjetër 19 vjecari i paguar 75 milionë euro nga bardhezinjtë, është nën presionin e Euro2020. Trajneri i kombëtares së Hollandës, Ronald Koeman, ka shpjeguar për NOS, TV shtetëror hollandez, se nuk është i shqetësuar nga mungesa e aktivizimit të De Ligt. Ose të paktën, ende jo.

Koeman është i mendimit se vendimi i Juventus për të lënë De Ligt në pankinë është në të njëjtën kohë e papritur dhe e kuptueshme. “Nga njëra anë mendon se do të luajë, sepse transferimi i tij kushtoi shumë. Por kur një klub ka në skuadër Chiellini e Bonucci, është e mendueshme që një trajner mund të bëjë zgjedhje ndryshe”. Ndoshta ka lidhje edhe me adaptimin e mënyrës së lojës, sepse në Itali të mbrosh është ndryshe nga ajo në Eredivisie. “Kam folur me Matthijs dy javë më parë, më shpjegoi që duhet të adaptohet me mënyrën e lojës. Është dicka ndryshe nga ajo që ishte mesuar të bënte tek Ajax. Në futbollin italian sigurisht që pozicioni vlen më shumë se fiziku, që në Hollandë është më e rëndësishme”.

Eshtë gjithashtu edhe problemi i ambjentimit. “Në momentin që zgjodhi Juventus, De Ligt u transferua në një vend tjetër e duhet të mesojë gjuhën”. Një cështje jo e vogël për një mbrojtës që duhet të drejtojë prapavijën. Por Koeman analizon cështjen De Ligt edhe si trajner i kombëtares. “Duhet kohë për tu ambjentuar, por nuk jam ende i shqetësuar. Vetëm se, nëse në tetor situata është ende kjo, atëherë mund të filloj të mendoj se nuk ka ritmin e ndeshjes”. Holandezi rrezikon kështu edhe vendin në përfaqësuesen oranje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *