• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Zbulohet kush e kërcënoi me armë djalin e Spartak Brahos (FOTO)

Lajme, Të fundit



I pari që foli për këtë çështje ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Në një koment në Facebook ai shkroi se djali i deputetit socialist Spartak Braho është kërcënuar me jetë. Për këtë çështje ka shkuar edhe shqiptarja.com që zbulon se bërcënimi është bërë nga Lajden Kadilli, një personazh mjaft i lakuar në botën e krimit në Durrës.

Ai është shpallur në kërkim policor pasi ka kanosur me armë, Kreshnik Brahon, djalin e deputetit të PS-së. Sipas të njëjtave burime Braho është sulmuar kur ka qenë në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur. I gjithë debati ka ndodhur për parkimin poshtë pallatit ku banon Braho, pasi Kadilli i kishte bllokuar me një motor.

Situata është agravuar deri në nxjerrjen e armëve. Kadilli nuk ka qëlluar por i është afruar makinës së Brahos dhe ka thyer xhamin e makinës me qytën e armës. I trembur, Braho është larguar me shpejtësi duke bërë denoncim në policinë e Durrësit. Kadilli është djali i pronarit të një hoteli në zonën e Golemit.

Vetë deputeti Spartak Braho tha për mediat se “ngjarja ishte një provokim dhe personi në fjalë do të përgjigjet para policisë”. ©LAPSI.al

Image
Lajden Kadilli

Résultat de recherche d'images pour "kreshnik spartak braho"
Kreshnik Braho



4 Comments

  1. Broho Spartak cfare ke bere do paguhen ne kete jete per mire apo per keq jua uroj .kushedi sa jete kane vuajtur nga ju spartak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *