• |
ide | kryesore

Dinjiteti i atyre që mbrojnë shpenzimet ekstravagante të Etildës

Arkiva, Blog

Me ka bere pershtypje mbrojtja qe nje pjese e shoqerise i ben shpenzimeve ekstravagande te ministres. Sipas tyre ministri duhet te qendroje ne nje hotel te shtrenjte, sepse vetem keshtu mund te perfaqesohet ne menyre “dinjitoze”.

Sipas kesaj mendesie dinjiteti caktohet nga sasia e parave (tona) qe politikanet shpenzojne, dhe jo nga menyra se si sillen apo nga vlerat qe perfaqesojne.

Sipas kesaj mendesie vrasesit me pagese, gjobvenesit, dhe trafikantet e droges apo te vajzave, qe me parate e krimit ia dalin te udhetojne first-class dhe bejne pushimet neper ishuj ekzotik jetojne me dinjitet.

Ndersa prinderit qe punojne ndershmerisht per te mbajtur familjen, por qe nuk ia dalin dot te dergojne femijet me pushime, nuk jetojne me dinjitet.

Sipas kesaj mendesie, nje politikan i korruptuar qe ka varferuar nje komb te tere, duke iu vjedhur parate e ilaceve, shkollave, spitaleve apo rrugeve, dhe qe me parate e vjedhura ka ndertuar vila maje kodrave jeton me dinjitet.

Ndersa nje student qe krahas shkolles i duhet te rropatet ne pune te ndershme (duke bere edhe nga dy pune), por qe e di fare mire se do t’i duhen edhe dy jete per te blere nje shtepi, nuk jeton me dinjitet.

Dua t’i kujtoj ketyre “dinjitareve” se qe ne origjinen e saj, fjala “dinjitet”, eshte perdorur per te vleresuar sjelljen e individeve ne shoqeri, permbajtjen e karakterit te tyre dhe vlerat njerezore qe ata perfaqesojne.

Dinjiteti i njeriut percaktohet jo nga parate qe dikush ka ne xhep, por nga vlerat e karakterit te tij. Madje ne shume raste parate dhe jeta luksoze jane prove materiale e mungeses se dinjitetit.

George Washingtoni pershembull konsiderohet si nje prej politikaneve me “dinjitoz” ne histori, pikerisht sepse vendoste gjithmone interesin publik perpara komoditetit personal.

Keshtuqe, kur te shikoni nje minister te nje vendi te varfer qe ben jete luksi me parate e popullit, quajeni tangellek, arrogance, papergjegjshmeri dhe gjithcka tjeter, por ju lutem mos e quani sjellje “dinjitoze”.

Endrit Shabani/Marrë nga Facebooku i autorit

5 Comments

  1. Kujt jua thua ? Qelbesirat mavi jane zhytyr aq keq dhe thelle ne llum saqe i japin nje dore njera tjetres per te shpetuar , edhe pse jane te vetedijshem qe po e bejne surratin bythe .

  2. Me ka bere pershtypje , qe moralin e bejne imoralet, kjo e thene qe ne antikitetin e vone. Me ben pershtypje sesi masa te ben like nje pershkrim i dhimbshem Migjenian i situates, dhe ti i preke ata ne zemer, i preke, sidomos kur permend prinderit e ndershem qe nuk arrijne dot muajin, edhe pse e dime te gjithe cfare m…populli jemi. Po unike eshte kur percakton dinjitetin e njeriut, ju?! ne nje province historike, nga njerez te paskrrupullt si puna juaj, qe deri dije merrnit sponsorizime per Phd-ra nga SOROS dhe te tjere te klanit te tyre. Apo kur merrnit fonde dhe shijonit jeten me parate e British Council shume kohe me pare ? Apo kur ish e dashura juaj, e dergonit ne Austin/USA dhe ju benit takime romantike NY, Itali etj etj? Po ju me cfare shpenzimesh ekstravagante keni shkuar? Endrit SHabani bota rrotullohet, masa, mase do mbese do e haje sapunin per djath, puna eshte qe djathi mos jesh ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu