• |
ide | kryesore

“Do ti thyej këmbët…”: Van der Vaart tregon sherrin me Ibrahimovic dhe puthjen me një plakë në stadium

Sport



Rafael van der Vaart sapo ka varur këpucët në gozhdë, por ka histori për të treguar të paktën edhe për një tjetër dekadë. Duke nisur nga sherri i famshëm me Zlatan Ibrahimovic në kohën kur të dy luanin për Ajax, me suedezin që kërcënoi keq mesfushorin. Një episod që ngjan me legjendë, por që ishte e vërtetë …

Një raport i vështirë mes të dyve, me suedezin që në një moment gjaknxehtësie e kërcënoi se do ti thyente këmbët. “Po, është e vërtetë, më tha se do të mi thyente këmbët. Por Zlatan i thoshtë të gjithëve dicka të tillë … È është e vërtetë edhe se gjërat në atë kohë mes nesh nuk shkonin fare mirë. Pòr më mirë të kem në skuadër njerëz të ndërshëm si ai, edhe pse do të thotë edhe të grindesh’. Nuk ka ndonjë moment kur kemi diskutuar, nuk shkonim mirë në përgjithësi”.

Rafa van der Vaart ka një histori të cuditshme: u bë idhulli më i pamenduar në Hamburg, ka luajtur tek Real Madrid, ka magjepsur Premier me fanellën e Tottenham e…nuk ka justifikuar asnjëherë plotësisht pritshmëritë që të tjerët kishin për të, që kur në 2003 u bë i pari që mori cmimin European Golden Boy.

Për hollandezin historitë nuk kanë fund, të cuditshme madje, që përfshijnë edhe …plaka, si ajo që Van der Vaart puthi pas një goli të shënuar në 2010 me Tottenham. “Më kujtohet! Pasi shënova shkova te cepi i tribunës ku ishin tifozët dhe u rrëzova gati mbi ta. Nuk do ta quaja puthje, ishte më shumë përqafim. Zonja ishte nja 80 vjec, por nuk e kam idenë kush ishte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *