• |
ide | kryesore

Fjetja 700 euroshe! PD: Arsyet pse Rama nuk e shkarkon Etilda Gjonajn

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, pas publikimit në media të faturave të kripura të udhëtimeve të saj të punës dhe të qendrimeve në hotele të rankuara me 5 yje, ku pagesa arrinte deri në shumën e 700 eurove.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja Oriola Pampuri, u shpreh se Gjonaj duhet të ishte shkarkuar që sot, “por morali për të vjedhur bashkë është arsyeja pse Rama nuk e ka marrë këtë vendim”, duke mos lënë pa përmendur edhe kryebashkiakun e Tiranës, i cili është fotografuar në aeroportin e Romës, ku bie në sy që mban një çantë shpine që kushton rreth 900 dollarë.

“Modeli i saj është dhe Veliaj, që nuk dha llogari ku i gjeti paratë për të jetuar në një shtëpi luksoze dhe që udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare. Morali për të vjedhur bashkë është arsyeja pse Rama nuk e ka shkarkuar ministren. Rama është grabitësi kryesor i parave publike, bashkë me ministrat e tij”, tha ndër të tjera Pampuri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Në një vend normal, ku kryeministri nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet për vete, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata. Ky është shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Euopës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje.

Ministrja duhet të ishte shkarkuar sot, edhe sepse ajo gënjeu publikisht, duke deklaruar se faturat e shtrenjta ishin për delegacionin. Faturat që Ministrja ka paguar janë të shkruara e bardha mbi të zezë. Janë të gjitha për vetëm 1 person, për vetëm 1 dhomë, me emrin e Etilda Gjonajt.

Në këtë shpërdorim dhe jetë luksi me paratë e shqiptarëve, Etilda Gjonaj nuk ështe e vetme.

Modeli i saj është kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili, njësoj si ajo gënjeu, po dje, për pushimet jashtë vendit dhe jetën e tij luksoze në një vilë të paktën 2 milionë euro, që nuk justifikohet nga pasuria e deklaruar prej tij.

Modeli i saj është Erion Veliaj, që nuk dha kurrë llogari se ku i gjeti paratë për të etuar në një shtëpi luksoze si ajo që ka tani dhe në rrjetet sociale u zbulua se udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare

Modeli i Etilda Gjonajt janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, që bëjnë jetë sheikësh nga vjedhjet masive që bashke me shefin e Etildës, i kanë bërë vendit në këto 6 vjet.

Morali për të vjedhur bashkë dhë në mënyrë të babëzitur shqiptarët është arsyeja pse Edi Rama nuk e ka shkarkuar akoma Etilda Gjonaj dhe pse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.

Edi Rama hesht, sepse ky abuzim me paratë e shqiptarëve, është standardi i qeverisjes së tij. Ai vetë është grabitësi kryesor i parave dhe pasurive publike, bashkë me ministrat e tij, një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Kjo e keqe i ka rrënjët tek vjedhja e votave të shqiptarëve, prandaj nuk ka asgjë më urgjente për Shqipërisë sesa shkulja e të keqes – largimi i Edi Ramës, duke marrë me vete etildat, belindat, taulantët, erjonët, valdrinët dhe kajmakët e tij dhe duke i hapur rrugë shndërrimti të Shqipërisë në një vend normal, ku qeveria, e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, punon për njerëzit, jo për vete.

5 Comments

  1. Ore pjeshke me leng me duket kjo……une them qe media mos ta ngacmoj me…. jo 700 eur, jo leshi, jo preshi….dhe 7000 meriton….si thoni shok ja falim …..

    1. Poooooooooooooooo,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,partia mbi te gjitha . Rrofte palla e anetes, rrofte lejfeni rrofshin mavite ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,rrofshin te gjitha qelbesirat

  2. Qelbesira ka para vetem per rikonstruksione spitalesh.

    Cdo vit mbush xhepat e koncesionareve te rrugeve.

    I pangopur. Futi ne borxh me koncesionet, eshe bebet. Cdo qindarke fa ndjeke pas qe ti dale nga hundet

  3. Ujku ujku e cakalli ben kerdine. O media e lodhur, po ketu po ikin miliona euro, si ne pd e tani ne ps, ju mereni me hotelin e kesaj. Ku eshte unaza e re, sheshi shqiponja, erion veremlia po betonon cdo cep te tiranes, ju akoma me fjeti apo si fjeti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu