• |
ide | kryesore

FOTO/ Cilët janë 2 personat që shoqëronin Kajmakun me paratë false në Athinë

Lajme, Të fundit



Kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku nuk ishte i vetëm momentin e arrestimit në Janinë në 13 janarin e vitit 2003 kur tentoi të blejë fidanë me euro të falsifikuara. Me të kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët gjithashtu janë ndaluar nga policia e Janinës.

Sipas dokumentit që publikoi Partia Demokratike të ndaluarit e tjerë shqiptarë janë Roland Miftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç. Siç prokuroria greke në raportin e saj në 2003-shin, Agim Kajmaku është ndaluar me emrin Jorgo Toto, në atë kohë 32 vjeç, sot 48 vjeç.

Sipas të njëjtave burime rezulton se 3 shqiptarët kanë përdorur 97 prerje false 50-euroshe për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës. Vlera totale e paguar ishte 12 mijë euro, por nga kjo shumë, 97 prerje 50 euro (4850 euro në total) rezultuan të ishin false.

Për veprën e falsifikimit të monedhave, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi drejtësia greke ka kërkuar dënimin me 10 vjet burg, por gjithçka u pezullua pasi Kajmaku nuk u gjet më. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Hajde rilindje hajde,e keni dh…ekomplet. Te fala nga m.nano gjithe koalicionit te qelbesirave,e keni qelbur tamam.

  2. Le te mblidhen gjithe plehrat e ketij vendi dhe te bejne nje feste Muc Nanos si frymezuesi i plehrave te rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *