• |
ide | kryesore

Georgina : E vështirë të jetoj me Cristianon

Paparazzi, Slider



Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, po jetojnë një histori të bukur dashurie që nga viti 2016-të. Kjo histori nisi vetëm pak kohë pas ndarjes së futbollistit nga modelja Irina Shayk. Që nga fillimet e lidhjes Georgina asnjëherë nuk ishte intervistuar në lidhje me Ronaldon, por mesa duket tashmë që ata janë bërë edhe prindër ky moment erdhi. Së fundmi në një intervistë Georgina ka folur për lidhjen e saj me yllin e futbollit dhe si është për të të jetojë me një njeri shumë të famshëm.
Ajo ka rrëfyer se pavarësisht se është ndonjëherë e vështirë të jetojë me një njeri që është gjithë kohës nën syrin e publikut, nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
“Të jesh partnerja e një njeriu të famshëm nuk është e lehtë, por nuk do e ndryshoja me askënd tjetër në botë. Çfarë unë ndjej për të është më e fortë se asgjë. Së bashku ne jemi më të fortë dhe ka një admirim nga të dyja palët”, ka thënë Georgina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *