• |
ide | kryesore

“Gimi duhet votuar”, çfarë thoshin Rama dhe Balluku për Kajmakun gjatë fushatës

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse u paralajmërua pak orë më parë, Partia Demokratike publikoi “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilit kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar në territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, gjithashtu solli në vëmendje përmes materialeve filmike, përkrahjen dhe promovimin e kandidaturës së Kajmakut për njësinë vendore të Vorës, nga kryeminstri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në nnjë takim në Vorë, në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit.

Agim Kajmaku është njëri prej jush dhe ju e njihni mirë. Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar”,- i sugjeronte Balluku elektoratit të Vorës.

Në deklaratën e sotme, Bardhi ka theksuar se për akuzën e lartpërmendur, Prokuroria greke kishte kërkuar si pretencë dënimin me 10 vjet burgim të Kajmakut.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.”- tha ndër të tjera Bardhi.

Referuar dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke, rezulton sipas PD-së se Kajmaku është praktikisht edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi.

Në këto kushte, PD përsërit se Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

 



6 Comments

  1. Hahaha ” Gimi eshte si une”- tha Rama ne fushate. Fiks e ka gjete. Batakci, hajdut, drogaxhi, genjeshtar dhe ordiner tamam si ty! Si ty dhe si Belinda Bundra. Tamam e ke gjete.

  2. O Lomi Tirones, Preci shkruan vetem ne mbrojtje te katolikeve!!! Kete detyre i ka dhene Toma. Po nuk po din as si ti mbroje se jane zhyte te gjithe Frroku, Marku, Ndreu, Ndoka, Sterkaj, Doshi, Pjetri ne mut! ‘Zhytur ne mut’ eshte pershkrimi me i mire qe ju shkon pershtat grupit te katolikeve te Veriut. Preci ju zgjat doren, po ne vend qe te shpetoje ndonjerin prej tyre, bue vete brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *