• |
ide | kryesore

Grabitet banka e nivelit të dytë në Kavajë, shoqërohen disa persona të dyshuar

Lajme, Të fundit



Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake të komunikuara nga Policia, disa persona të identifikuar kanë marrë një sasi të vogël parash nga bankomati i bankës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, deri më tani janë shoqëruar në Polici disa persona, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *