• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Kajmakut, PD pritet të publikojë dokumentet e dënimit në Greqi

Lajme, Të fundit



Njësoj si në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri, mësohet se Partia Demokratike do të mbajë një konferencë për shtyp, ku pritet të publikojë dokumetat që dëshmojë ndalimin në Greqi të kreut të njësisë vendore të Vorës, Agim Kajmaku.

Javën e shkuar, PD-ja depozitoi në Prokurori një kërkesë për verifikimin e pastërtisë së figurës së Kajmakut, kandidatit të Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit. Sërish si në rastin e Pjetrit,  PD-ja i është referuar të dhënave të sistemit TIMS, nëpërmjet të cilave, sipas selisë blu rezulton se Kajmaku nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë.

Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”- argumenton PD-ja në kërkesën adresuar Prokurorisë, të shoqëruar nga 500 firma qytetarësh.

Në këto kushte, sipas PD-së, Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga demokratët, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *