• |
ide | kryesore

Mbappé do të mungojë kundër Shqipërisë: sulmuesi francez del nga fusha në lot

F1, Sport



Alarm në kampin e Psg, por edhe Kombëtares së Francës: Kylian Mbappé ka dalë nga fushë në lot gjatë sfidës me Toulouse. “Dëmtim muskular”, ka thënë Tuchel në fund të ndeshjes. Sulmuesi duhet të qendrojë jashtë fushës 3 deri në 4 javë. Sipas Le Parisien, L’Equipe e RMC ekzaminimet të cilave i është nënshtruar 20 vjecari kanë evidentuar një “lakeracion muskular” në kofshën e majtë. Ish-lojtari i Monaco do të humbasë kështu edhe impenjimin e dyfishtë me kombëtaren franceze kundër Shqipërisë e Andorra, ndeshje kualifikuese për Euro 2020. Për më tepër në rrezik është edhe debutimi në Champions League, në program në 17 ose 18 shtator.

Natyrisht për kuqezinjtë është një lajm i mirë, edhe pse të mendosh për favore në një kohë kur Franca prezantohet si kampione e botës dhe me një organikë yjesh ndoshta nuk është me vend. Megjithatë të mos kesh të bësh me një si Mbappe është gjithnjë shumë e rëndësishme dhe mbi të gjithë kanë marrë frymë të lehtësuar mbrojtësit e kombëtares shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *