• |
ide | kryesore

Mertens, me një penallti, penalizon dy arbitra: Nicchi: Massa e Valeri drejt dënimit

Sport



Pas polemikave të forta ka ardhur edhe pozicionimi i presidentit të shoqatës së arbitrave italianë, Marcello Nicchi. “Ndaj Mertens nuk ishte penallti. Var ndërhyri tek penalltia e Mertens, por nuk e kuptuan që kishte një gabim, kjo më shqetëson. Problemi ishte që Var nuk kishte imazhe të qarta e duhet ti sugjeronte arbitrit të rishihte episodin”, evidenton presidenti, që nuk aprovon aspak punën e brë nga Massa e bashkëpunëtorët e tij.

Me shumë mundësi do të ketë pasoja për arbitrat për sa ndodhi në Franchi: “Kam folur me dizenjatorin, jemi shumë të hidhëruar e ai do të vendosë nëse të marrë masa teknike apo disiplinare. Po mundohemi të aktivizojmë një sallë qendrore VAR në Coverciano, që do të ndjekë njëkohësish ndeshjet e mund të dëgjojë bisedat mes arbitrit e Var, edhe pse pa mundur të ndërveprojë”.

E në të njëjtën shinë me presidentin është edhe dizenjatori Rizzoli: “Kishte dicka që nuk funksionoi në bashkëpunimin mes arbitrit e Var, një gabim që duhet rregulluar e të mos përsëritet më”. Massa e njeriu i Var, Valeri, shkojnë drejt penalizimit “Nuk ka dyshim që një trajner nxjerr të luajnë ata që janë më në formë e masat që do të marrim do të jenë në drejtimin për ti vënë në kondicionin më të mirë për të arbitruar. Do të vlerësojmë gjendjen e tyre psikofizike”.

Në pritje të zyrtarizimit dy arbitrat do të humbasin me siguri javën e dytë të Serie A, duke kryer një javë pauzë për gabimin e rëndë, për tu rikthyer ndoshta pas ndërprerjes së kampionatit për impenjimet e Kombëtares, edhe pse nuk është e thënë që të merren në konsideratë në javën e tretë të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *