• |
ide | kryesore

Mesazhi prekës i bashkëshortes dhe vajzave të Mihajlovic: “Luftëtarët dallohen që larg”

Sport



I ka qendruar gjithnjë pranë në këto 40 ditë të vështira kurash e rikuperimi në spital. Nga 15 korriku, Arianna nuk e ka lënë asnjë cast vetëm Sinisa Mihajlovic në betejën e tij kundër leucemisë. Por dje ka preferuar të mos e ndjekë në Verona, për të parë me emocion rikthimin e tij në pankinën e Bologna, përpara tv, së bashku me dy vajzat e tyre: “Luftëtarët dallohen që larg. My love”, ky është mesazhi i postuar nga Arianna në Instagram për Sinisa, që i ka prekur të gjithë, duke i dhënë gjithashtu edhe forcë shumë të tjerëve.

“Ju lexoj të gjithëve. Faleminderit. Më shpërthen zemra” është komenti i Viktorija Mihajlovic në Instagram për qindra mesazhet inkurajuese që ka marrë për rikthimin në pankinë të të atit Sinisa, nga ana e tifozëve. Viktorija ka shpërndarë në Insta storie dedikimin e saj, ndërsa ka postuar një foto të teknikut në Bentegodi për javën e parë të kampionatit me Bologna: “Bukuria e madhe”, shkruan vajza e teknikut serb. Edhe vajza tjetër Virginia, ka mbetur pa fjalë nga veprimi kurajoz i të atit, për të qenë në pankinë, pavarësisht sëmundjes: “Të them të dua, është pak. Forca jote, grinta e kurajo, më bëjnë edhe sot vajzën më krenare të botës. Je më shumë se një luftëtar, më shumë se një luan, je më shumë se cdo gjë. Sa shumë gjëra të tjera do doja të të thosha, por fjalët e duhura për të të përshkruar, nuk i ka shpikur ende askush”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *