• |
ide | kryesore

Ministrat në luks e vanitet. A justifikohet kjo pasuri me rroga? (FOTO)

Kryesore, Lajme



Etilda Gjonaj, fytyra e bukur e kabinetit ‘Rama 2’, është e fundit në serinë e ministrave shqiptarë që bëjnë jetë luksoze me burime të cilat nuk justifikohen prej rrogës apo të ardhurave të tjera. Prej disa ditësh janë bërë publike faturat e kripura të hoteleve me pesë yje ku ajo flinte nëpër Europë gjatë udhëtimeve zyrtare. Siç tashmë dihet, Gjonaj ka paguar me paratë e shtetit edhe hotele me 700 euro nata. Por ajo nuk është e vetmja nga kabineti qeveritar që shquhet për luks. Le të ndalemi tek disa ministra e ish-ministra që janë ‘kapur mat’ herë me veshje e makina luksoze ashtu edhe me fluturime “business class”.

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, bëri një kapërcim të madh në pasurinë e saj qysh prej kohës kur sapo kishte marrë drejtimin e Doganave. Në vitin 2018, ajo u pa në Kuvend me një automjet luksoz i markës “Mercedez-Benz GLA 200”. Vlera në treg e kësaj makine është të paktën 54 mijë euro. Spiropali është shfaqur në publik edhe me një çantë të markës së shtrenjtë “Louis Vuitton”, që nga një kontroll i thjeshtë rezulton se kushton 4500 dollarë. Për të mos përmendur pastaj orën me vlerë mbi 3 mijë euro, të cilën Elisa e ekspozonte gjatë një emisioni televiziv. A mund të blihen të gjitha këto vetëm përmes një rrogë deputeti apo ministri? Natyrisht që jo. Burimi i financimit të tyre duhet parë gjetkë.

‘Kanakari’ i Edi Ramës, Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u fotografua pak ditë më parë në Stamboll në një prej restoranteve më të shtrenjtë të kuzhinierit të famshëm Nusret.

Belinda Balluku e cila gjatë kohës kur drejtonte ‘Albcontrol’ pagoi 66 milionë lekë vetëm për të trajnuar dy punonjës të institucionit të saj, është jo pak e dhënë pas akserorëve të luksit dhe veshjeve firmato të cilat bien shumë në sy. Asokohe ajo shpenzoi edhe 61 milionë lekë për të vendosur një pistë vrapi dhe disa pajisje të tjera palestre në ‘Albcontrol’ Pak muaj pasi mori detyrën e Ministrit të Transporteve, ajo filloi rikonstruksionin e godinës së institucionit që drejton. Qindra milionë lekë do të shpenzohen për këtë godinë brenda e jashtë.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit, u ‘kap mat’ duke udhëtuar sërish me “business class”. Dihet që çmimi për këto fluturime shkon disa mijëra euro. Zor të mendosh se mund të përballohen me rrogën e një ministri.

Për Sandër Lleshanjn është raportuar në media se ai disponon një vilë të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPI. Sipas këtyre raportimeve Ministri i Brendshëm e ka këtë vilë në Gjirin e Lalzit, një prej zonave më të lakmuara në bregdetin e Adriatikut por faktet e dala deri me tani nuk jane vertetuar plotesisht.

Në luks dhe jetë vanitoze janë të zhytur natyrisht edhe ish-ministrat e Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, i cili la mandatin pas tenderit me firmën fantazmë që do të merrte milionat e Unazës së Re, i bënte pushimet në Monte Carlo. Fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale.

Për ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, opozita e ka akuzuar për një vilë me vlerë 1.3 milionë euro e cila sigurisht që nuk ndërtohet kurrë me të ardhurat e një rroge. Njësoj si Spiropali, edhe Nikolla shquhej për çantat e shtrenjta, me vlerë mbi 5 mijë euro. E tillë ishte çanta e markës ‘Fendi’ me të cilën ish-ministrja ishte shfaqur disa herë në publik.

Për ish-ministrin e Financave, opozita ka akuzuar se ai shpenzonte mijëra euro për fluturimet çarter. PD ka publikuar edhe faturat sipas së cilave Arben Ahmetaj shpenzoi 40 mijë euro për një fluturim çarter.

Nuk ka një shqiptar normal që të besojë se i gjithë ky luks i ministrave dhe ish-ministrave tanë ka si burim rrogën e tyre apo ndonjë pasuri tjetër të ligjshme. Natyrisht që për të siguruar të gjitha këto të mira materiale, ata i kanë futur duart në arkën e shtetit. Por të gjitha këto duhen faktuar nga organet e hetimit. Deri më tani asnjë ministri i ish-ministri nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë.

Shpresa e fundit mbetet nga SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, institucionet e reja të drejtësisë që do të hetojnë korrupsionin tek zyrtarët e lartë. Gjasat janë që ngritja e këtyre institucioneve të bëhet brenda këtij viti. Por derisa ‘peshqit e mëdhenj’ të bien në rrjetën e këtyre institucioneve, ne kemi të drejtën të jemi mosbesues tek reforma në drejtësi.

©LAPSI.al 



29 Comments

  1. Popullit shqiptar mire ti behet, qe s’ngrihet njehere ti kape e ti rrasi ne kazane plehrash se aty e kane vendin. Nga spaku e maku ketyre u behet dita njemije.

    1. Ja keni futur pordhes kot. Si keto shkrime pa fakte e pa prova, po vetem aludime. Mund ti bej kushdo nga shpia. Nxirrni fakte zoterinj gazetar. Keto foto nuk bejn nje lek, nuk kan asnje lloj vlere.
      Kan vler vetem per te ndezur mendjet e nxehta te militanteve.

  2. Po pse te le Jozefina Topalli qe tja kalojne keta hajdute.Krahasuar me Meten apo Ramen apo Bashen keta jane akoma te vegjel dhe e justifikojne plotesisht investigimin e dedektivave jargavane.

  3. Mjere populli shqiptare mjere ata shqiptare qe punojne me ndershmeri dhe derdhin djeresen dhe me zorr arrisin ne fund té muajit. Nuk i besoj asnje partie té gjithe Jane hajdut Kane bere me miliona euro por nuk e Dine qe nje dite do vdesin dhe nuk do marrin asgje me vete. E shkreta Shqiperi …..

    1. Investigim alla lapsi.
      Ajo ora e spiropalit s’ka lidhje fare me foton qe keni nxier ju. Nje GLA e gjen kolloj dhe me 15 mij euro. Cantat firmato mund te jen imitacion. Ato biletat e avionit biznes clas, i gjen me 15% me shume te vleres se economy clas. Kurse ate ministrin qe paska ber krimin me te urryer, qe qenka ul e paska ngren drek ne nje lokal te nusretit, mund ta ken ftuar.
      Lexoni LLAPSIN, e informohuni si nuk duhet.

  4. Jozefinen nuk e njef ti….ajo a e vetmja politikane qe ka pas prona nga bashkshorti…kurse rama e meta, edhe berisha….po

  5. po beni pra nje vetting edhe per keta se na hengret karin me keto lajme. po te behet nje vetting ashtu si u be per gjykates e propuror, keni per ta par qe 99% e ketyre (te majt e te djatht e te mesit) nuk e kalojn. pastaj ose burg ose azil per keta morra. informacionet gjenden, mjafton icik vullnet. vetem keshtu mund te shpetojm. ligji i dekriminalizimit i ka dhen efektet sic duhet, nuk i lejon me halabaket te hyjn ne politik. edhe kur rama tenton, i dalin direkt te palarat. te behet dhe nje lloj vettingu dhe pastrimi i politikes fillon e behet me te vertet realist dhe i efektshem.

  6. fatkeqesisht shqiptaret hajduterin e kan par si virtyt. po te lexoni librat e ekrem bej vlores per shembull (1800-1900) e kupton qe karakteri jo ka qen keshtu edhe 150 vjet para. nje tjeter liber i nje komandanti gjerman gjat luftes se dyt boterore konfirmon te njejten gje. gjermanet krijuan nje divizion “SS” me shqiptare ku nje nga komandatet ishte ky gjermani qe mbante kujtime. ne nje nga pasazhet thuhet: “miti i shqiptareve eshte i reme. shqiptaret jan dembela, nuk e kan qef punen. kan qef te rrin ne qendren e fshatit dhe te bejn muhabet. harxhojn shum municione kot pasi kan qef te shtijn ne ajer. nuk jan te disiplinuar. gjat sulmit kunder armikut, shqiptaret nuk ekspozohen shum dhe sapo gjejn dicka per te vjedhur, marrin placken dhe e len luften per tu kthyer ne shtepi me placken e vjedhur.” me nje fjal, shum te ngjashem ne karakter me keta te sotmit. pastaj mos harroni qe cdo popull meriton qeverin qe ka pasi, duam apo sduam ne, qeveria eshte fytyra e popullit. tung

    1. Permblidhe me nje fjale , popull kurv.
      Shkerdhehet si ne harados , qepet . E bene perseri , qihet dhe qepet dhe ne fund kujton se eshte i virgjer .
      Por me e keqija e te keqijave eshte se doktorit qe e ka qepur i bene moral virgjerie . Popull vari karin , armig dhe moralist me te vetein , sahanlepires dhe lepur me armikun .

  7. Znj. Topalli, jo per ta mbrojtur se nuk ka nevoje per mbrojtje, por rrjedh nga nje familje e kamur shkodrane dhe te shoqin e ka nga familje tregtaresh te medhenj ne Shkoder. Kush nuk beson, mund te pyese per familjet Çoba dhe Topalli ne Shkoder dhe te informohet me mire. Veç kesaj, nuk eshte pare ndonjehere znj. Topalli me aksesore kaq te kushtueshem, megjithese te ardhurat e saj nuk kane qene thjesht te ardhura te pages shteterore. Rilindoret qe shkruajne ketu, te mundohen te shpjegojne nga vjen pasuria e skenderbegases Spiropali, pasi nje Mercedes 54 mije euro nuk eshte e lehte te blihet, pasuria e znj. Nikolla sepse nje vile me vlere mbi nje milion euro nuk mendoj se behet lehte… Gjithsesi, shume prej politikaneve kane hyre ne politike me çorape te grisura dhe sot kane me miliona euro. Nuk e kam fjalen vetem per keta qe jane ne pushtet, por edhe per ata te opozites. Megjithate, keta qe jane ne pushtet, kane arritur shume me teper se te tjeret dhe jane me te pangopshmit. Sa per SPAK dhe BKH, mos mbani asnje shprese. Shembullin e keni nga Maqedonia e Veriut. Prokuroja speciale antikorrupsion, u kap me nje milion a me shume euro ryshfet. Mendoni se keta tanet do jene me mire? Ketu sheh fiku dardhen e piqet mandarina bashke me arren e geshtenjen. E vetmja menyre, eshte nje levizje e madhe popullore, por edhe ajo do nxjerre me pas bijte e vet qe do fillojne nga e para. Prandaj duket e pashprese cdo gje.

    1. ashtu posi. e harrove ate biznesmenin shqiptar qe insistoi ti paguante darken familjes se Topallit, thejsht per kenaqesi, ne nje resorant ne Londer po Topalli po darkonte me familjen. the me vete i shkreti po sa do bej, ja max 1000 paund. i erdhi fatura 17 mij paund. per nje dark familjar Topalli harxhoi 17 mij paund. vec nje dark. keshtu o zotni, sado e kamur te jet ajo, as pricni i angils vet nuk shpenzon 17 mij paund per nje dark (per Topallin ishte normale, se ishte me pushime me familjen). Aq shum u trondit biznesmeni sa vendosi ta bente publike (me te drejt).

      1. Nuk kam degjuar pee kete rast, por duke marre te mireqena fjalet e eindiroeve, mendoj se perderisa darka kushton 17 mije paund, dikush shkon ne ate restorant se perndryshe nuk do ishte i hapur. Se dyti, sado influence te kete patur znj. Topalli gjate pushtetit te PD, veshtire se mund te kryente ndonje “nder” pa izen e shefit te madh, apo te ministrit perkates. E treta qe eshte me kryesorja, duhet pare nese personi qe ka paguar faturen ka patur ndonje perfitim shteteror dhe ne ate rast te merret ne hetim znj. Topalli e kushdo tjeter qe te jete i perfshire. Ama mos u kapni si me ministren e drejtesise per 700 euro, nderkohe qe po vidhen me miliarda e miliarda euro nga te gjitha anet.

  8. Te peshtire te gjithe sa permenden ne artikull. Po kur mendon se Lindita Nikolla ble vile 1.3 milion dollare apo mban cante FENDI, te vjen te ulerasesh e te thuash: po tru ble dot moj debile, ti dhe jot bije? Po kembet i ndron dot moj plehre? Po syte i zevendeson dot moj kucke? S’ka zot qe ju ndrron lekuren ju moj mirditore pa frena dore…

  9. tani 2 gjera se ketu eshte hidh balte e plasi trapi a besohet apo jo, te gjith ato cantat qe keni vendos neper foto i ke neper trecerekun e dyqaneve e butiqeve ne tirane me nga 5 mije lek te vjetra, madje dhe oren e spiropalit (edhe sme duket habi te kete kushtuar 3 mije dollare per mbi te gjitha qe sot eshte bere tradite te dhurohet ore si paje), per ate vile e Lleshit ia keni fut ne laper se ministri se beri vilen ne me pak se 1 vit qe eshte minister, ose e ka pas me perpara ose dhe ska fare. Pastaj sa per vilat tek gjiri i Lalzit ju i shkruani keto artikuj dhe per Meten e Berishen se ata i bene vilat sa ishin ne pushtet dhe me rroga qeveritare…. Meta madje na hapej dhe bythesh duke ftuar televizionet te benin reportazh brenda viles.
    Tani qe ministrat e qeveritaret tane vjedhin kjo s’eshte e re po qe te shkosh e te nxjerresh karlliqe thjesht per me ua shit gomereve dhe deleve kjo ska kuptim. Ahh si ajo makina e spiropalit ke te perdorur dhe me 8-9 mije euro (apo ajo e ka blere me se sben te re fringo?! )

    1. Mercedes Benz GLA 200 ne Autoscout, i vitit 2014 me afro 130 mije km, eshte me i liri qe ka dhe kushton 17.400 euro. Meqe e gjen me 8 mije euro, merre dhe ta blej une e te jap 2 mije euro me shume. Vec kesaj, nese rroha e ministres eshte 2 mije euro ne muaj, i takon te lete shpenzuar rrogen e 10 miajve per makine dhe ore

      1. PO PER TE HONG MINISTRJA , ÇA DO HAJE ? APO TE HAJ SALLOMIN TEM? KETA JANE TE GJITHE SUPER SUPER HAJDUTA PA PERJASHTIM

      2. ke trecerekun e makinave ne tirane te re range rover min 50 mije euro dhe u be e madhe nje makina ja 17-18 mije euro qe e gjen dhe ne kukes. Une sdua te mbroj keta se keta robqira jan po me duket karllik me nejt me u marr me nje benz te thjeshte (se te ishte benz tip i fundit 60 mije eurosh apo Range Rover e kuptoj) apo me ca canta qe ska ngel femer neper tirane pa kshu lloj cantash e orash

    1. Çoje deri ne fund . thuaj : Ulni koken dhe hiqini vete breket se partia ka ca pune me kry .
      Popull koti . Njerez pa shtylle kurrizore .

  10. Z. Bushati (Andi) dhe z. Krasta (Adi). Sigurisht qe nga te ardhurat perfituar nga nje page ne shtet nuk mund te kesh luks. Gjerat bazike po, deri diku edhe luks por kjo ne nje kohe te thuas pas 20 vite pune. Njeriu kursen , punet i ve para, etj.

    Duhet te rishikoni kualifikimin e organizates politike Partia Socialiste. Nuk ka qene dhe as eshte e majte. Perkundrazi. Ajo eshte nje hibrid qe afron me te djathten: shprehje e burokracise. Pra e atyre individeve, familje e rreth i tyre shoqeror i lidhur me to, te punesuar si “kuadro” ne ish socializem. Kjo kategori gjeneron vetem nje forme mbijetese: nepotizem, intimidim, dhe sigurisht korrupsion, shume korrupsion. Eshte i vetmi burim te ardhurash vec rroges qe kjo kategori njeh.

    Per fat te keq kjo eshte situata.

  11. Po presin që të vijë SPAKU, që do ti rrahë të gjithë, nuk e njeh Takun është më i forti i fiqeve ja kalon dhe Veliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *