• |
ide | kryesore

Nga sherri me Mourinho, në telefon në Parma: Ianni, “centralisti” i Sarri tek Juventus

Sport



“Centralisti” i Parma nuk flet vetëm në telefon: është një gjeni i numrave, një ekspert i “fitness coaching”. Menaxhon taktikën dhe statistikat. Me pak fjalë bashkëpunëtori perfekt për Maurizio Sarri. Të shtunën nga shtëpia e tij torineze, tekniku udhëhoqi bardhezinjtë, por kurioziteti i të gjithëve ishte për bashkëpunëtorin me kufje: ai që transmetonte në fushë instruksionet e marra në telefon nga Sarri. Është Marco Ianni, njeriu që besim e pamatë të teknikut e ka fituar në fushë. Në debutimin bardhezi roli më delikat ishte i tij: duhej gjakftohtësi, përvec një sinjali të mirë telefonik.

37 vjecari nga Aquila me një të kaluar diskrete si futbollist në Serie C, bashkëpunoi me Sarri që në 2016-17, kur e mori me vete tek Napoli. Bashkëpunimi vazhdoi në Londër, ku flitet se mbi të gjitha Ianni ka bërë bilance numrash për teknikun në atë kohë të Chelsea. Gjithnjë pranë teknikut, Ianni vetëm një herë e zhgenjeu Sarri, duke shkaktuar një incident të vërtetë diplomatik që u pasua edhe me hetime nga FA angleze.

Në tetorin e vitit të kaluar, kur në fushë ishte Chelsea-Manchester United, në golin e 2-2 të shënuar nga Barkley in-extremis, Ianni festoi përpara fytyrës së Mourinho. Nuk e mori mirë portugezi, që u konfliktua menjëherë: e pas ndjesave të nevojshme (e 6 mijë stërlinave gjobë), situata u qetësua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *