• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentet: Kajmaku është arrestuar në Greqi, rrezikon 10 vjet burg

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse u paralajmërua pak orë më parë, Partia Demokratike ka publikuar “dokumentin autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilës kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar në flagrancë duke u arratisur nga territori grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka theksuar se për akuzën e lartpërmendur, Prokuroria greke kishte kërkuar si pretencë dënimin me 10 vjet burgim të Kajmakut.

 

 

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

 Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.”- tha ndër të tjera Bardhi.

Referuar dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke (bashkëngjitur më poshtë), rezulton sipas PD-së se Kajmaku është praktikisht edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi.

Në këto kushte, PD përsërit se Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

 

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, njësoj siç bëri me Valdrin Pjetrin, për të cilin akoma nuk ka një përgjigje zyrtare, Partia Demokratike po sjell prova autentike të dosjes penale të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë Vorë.

Ky që shikoni këtu është vendimi i Prokurorisë dhe i Gjykatës së Janinës, i Qershorit 2003. Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, i datëlindjes 1971, banues në Tiranë Shqipëri, është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai është arrestuar në flagrancë, duke u arratisur nga territori i shtetit grek.

Krimi është kryer gjatë një transaksioni për blerjen e fidanëve dhe bimëve të tjera, dhe Agim Kajmaku ka përdorur identitetin e rremë Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parashivi.

Pasi është marrë në pyetje nga hetuesi paraprak dhe ka qëndruar disa ditë në burg, oficeri i policisë gjyqësore ka vendosur që hetimet ndaj tij të zhvilloheshin nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, derisa çështja t’i përcillej prokurorisë dhe gjykatës.

Pasi dosja është përcjellë në prokurori, Prokuroria e Janinës ka konstatuar se jemi përpara një krimi të nivelit të parë (shkalla më e rëndë e klasifikimit të veprave penale), dhe nga provat e administruara ka vlerësuar se rezultonte e provuar që krimi ishte kryer nga shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto.

Krimi i kryer nga Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sipas prokurorisë greke, duhet të dënohej me jo më pak se 10 vjet burgim.

Për këtë arsye, Prokuroria ka urdhëruar arrestin e tij të menjëhershëm dhe ka përcjellë dosjen në gjykatë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipëri. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.

Më duhet të theksoj edhe një herë, se urdhri i arrestit të gjykatës greke nuk është ekzekutuar, pasi shtetasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi.

Sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toto i është shmangur drejtësisë greke për përballjen me një akuzë, që parashikon të paktën 10 vjet burg. Ai ka të paekzekutuar një masë arresti me burg dhe nuk ka marrë kurrë pafajësinë mbi akuzën e ngritur nga Prokuroria greke. Pra, praktikisht është edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi.

Të gjitha këto të dhëna provojnë se Agim Kajmaku është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



9 Comments

  1. Wow, ca behet keshtu?! Udheheqesit po i bien ushtaret nje nga nje! Si ka ngel njeri. Duhet te filloj te marre nga rradha e grave. Megjithse edhe nga cucat nuk jane mire punet.

  2. Rama e di qe e ka koken ne mut. Por nese shija po i pelqen, atehere keshtu do t’i kete te gjithe kandidatet

  3. Ne fakt “perdorimi i parave te fallsifikuara” mungonte ne larmine e krimeve ne te cilat bijte e ri-pjelljes jane perzier, zhytur dhe shquar ne vite. Ishim mesuar “vetem” me “trafikim droge”, “krijim grupi te strukturuar kriminal”, ‘Vrasje me paramendim”, ‘perdhunim ne grup”, etj, etj. Tani mungon edhe “terrorizmi me matrice islamike” dhe spektri do ishte i plote, ose LLUMI I LLUMIT TE LLUMIT TE NJE VENDI!

    1. Me ne fund pak larmi se vetem droge dhe perdhunime u be si telenovele turke. Tani po kalojme ne nje thriller te vertete hollivudian.

  4. Sna doli nje i virgjer moj ja dhjefsha temen……… po mos u merzisni Shqiptaret para se te zgjidhen duhet ta provojne veten .Dhe avni rustemi kishte bere vrasje kur u be deputet i vlores, dhe bajram curri po ashtu, dhe zogu para se te behej mbret i kishte vrare nja 4 – 5,,enveri dhe mehmeti kur i zgjodhen te paret e vendit ka kalonin dhe serial killerave….. e cuditshme Fan Noli dhe princ vidi skane vrare njerez dhe smbushen as 5 muaj

  5. Aman mos na u hiqni si te ndershem, te maresh te gjithe shqiptaret ose 95% kane genjyer per emer edhe mbiemer, edhe kjo seshte krim, e pashe ate dokument edhe nuk eshte as i akuazuar as i denuar por i dyshuar, edhe te jeshe i dyshuar sdo te thote se je kriminel, fillimi demokracise ishte shume i eger per popullin tone, edhe per mos mbeshttje nga ana e qeverise berisha per shqiptaret qe torturoheshin ne Greqi, u detyruan te bejen shume ndryshime, por per cdogje shqiptaret ose akuzoheshin ose dyshoheshin per veprime kriminale pa u faktuar ato, Vetem te Greku mos u besoni, pavaresisht se PD se i pelqen kjo gje

    1. O loqelindasi I fuges. Nuk po akuzoheet per nderrim emri o bibilush I vogel. Po per riciklim parash fallco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *