• |
ide | kryesore

Pengmarrja e shqiptarit/ Policia greke jep detajet: U grabit në stacionin e autobusëve

Lajme, Të fundit



Policia greke ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e katër shtetasve shqiptarë në vendin fqinj, pasi kishin rrëmbyer një bashkëkombasin e tyre.

Bëhet e ditur se ndalimi i tyre është bërë mbrëmjen e 23 gusht, një ditë pasi kishin marrë peng 31-vjeçarin J. T., me banim në Tiranë. Të arrestuarin janë shtetasit me iniciale: Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë; H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë; B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Mediat fqinje raportojnë se mes të ndaluarëve, 49-vjeçari Xh. N., mendohet të ketë patur rol kryesor në rrëmbimin e të riut, pasi e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë në Nemea, ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Zhdukja prej 20 ditësh e 31-vjeçarit ishte denoncuar nga të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri. Pas denoncimit, pengmarrësit telefonuan familjarët dhe u kërkuan shumën prej 10,000 eurosh për ta liruar 31-vjeçarin.

Vendodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre. I vënë në dijeni të ngjarjes, INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e Policisë në Corinth, që kreu bastisjen e banesës së katër shqiptarëve.

Pengmarrja është kryer edhe nëpërmjet bashkëpunimit të një personi të pestë, L.P., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *