• |
ide | kryesore

Poshtërimi i Rilindjes/ Servir jo vetëm kriminelë, por mbi të gjitha idiotë

Arkiva, Kryesore



Tani nuk është më ndonjë gjë e re se Edi Rama e ka mbushur parlamentin apo edhe bashkitë, me njerëz që kanë një të shkuar të errët penale. Rastet e Roshit, Ndokës, Prengës, Frokut, ashtu si ato të mbi 20 idh deputetëve janë të mjafta që ta vërtetojnë këtë.

Por, këtë radhë lajmi është tjetër. Rilindja u ka imponuar socialistëve dhe më pas qytetarëve shqiptarë, përpos individëve me problem penale, mbi të gjitha administrator idiotë, që nuki njohin ligjet e vendit të tyre dhe që kanë kujtuar se do të kalonin paq në filigranin tepër të imët të ligjit të dekrinalizimit. Rastet e fundit të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe të Agim Kajmakut në Vorë nuk janë vetëm shembuj anti morali, por mbi të gjitha dëshmi ulëritëse se sa poshtë ka zbritur ‘IQ” (konficenti i inteligjencës) i atyre që Rama propozon për të drejtuar qytetet e vendit.

Valdrin Pjetri e dinte mjaft mirë të shkuarën e tij. Ai e dinte se për të kandiduar duhej të plotësonte pranë KQZ-së formularin e një prej ligjeve me drakonianë, atij të dekriminalizimit. Ai e dinte se nëse gënjente aty, ashtu sikurse bëri, rrezikonte nga gjashtë muaj deri në pesë vite burg. Dhe prapë nuk pyeti. Shënoi në formualar se është i pastër, i pa dënuar dhe i padëbuar (shih formularët poshtë) duke besuar deri në fund se askush nuk do ti nxirrte në publik, mëkatet be tij të rinisë në Firence.  

.

 

     

 

E njëjta gjë ndodhi edhe me Agim Kajmakun. Njësoj si Gjushi, që do të mbahet mend jo se transformoi Durrësin, por se pretendoi deri në fund se është i pastër si akullore, i quajturi ndryshe Jorgo Toto, i tha pak ditë më parë Top Channel se ishte i pastër si kajmak.

Të njëjtën gjë ka deklaruar me shkrim edhe në KQZ. Por sot PD, nxorri dokumentat që mbërëmë i ka pasur edhe një media e majtë që ka rrefuzuar ti botojë, se Agim Kajmaku është arrestuar në flagrancë në shtetin grek, në zonën e Janinës, më datë 14.01.2003 për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”. Ai i ka shpëtuar më pas burgimit vetëm falë arratisjes pas di gjykata e urdhëroi me detyrim paraqitje.

Por, 16 vite më pas Kajmaku që e ndryshoi për herë të tretë emrin duke e fshirë përfundimisht identitetin e Jorgos, e ka “fshirë nga kujtesa” mëkatin e tij grek. Dhe ai ka pranuar të kandidojë për Vorën, megjithëse për rastin e tij ligji shqiptar parashikon pesë vite burg.

Dhe kjo është pyetja madhore që del pas këtyre dy rasteve: Si ka mundësi që këta individë janë treguar kaq idiotë sa kanë kujtuar se di i shpëtojnë ligjit. Si kanë riskuar burgosjen për të kandiduar në emër të Rilindjes? Mos vallë besonin se krimi fshihet më mirë duke qëne pjesë e një familje me të singjashmit e tu? Apo thjeshtë janë ca mjeranë kokëshkretë, të cilët etja për të bërë para në shtet, i bën kamikazë që të sfidojnë edhe burgun.

Me sa duket pas këtyre rasteve (të shpresojmë që s’ka të tjerë) përpos dekriminalizimit duhet propozuar edhe një ligj që ti bëjë të zgjedhurve edhe testin e inteligjencës. Sepse po e lamë seleksionimin vetëm në dorë të Ramës,  Shqipëria mund të përfundojë shumë shpejt në një pavion të marrësh.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



12 Comments

  1. Nuk me pelqen fare ekuacioni qe percon shkrimi qe duket te jete: ca djem mendjelehte-kane bere ca gabime ne rini-edhe duke e njohur ligjin i hyjne politikes= te marre.
    Sipas meje ekuacioni i vertete eshte: une si krah politik ‘peshkoj” ne pellg ku ka te denuar, trafikante, etj etj-keta persona jane te shantazhueshem pra te manovrueshem per pislleqe-une si krah politik nuk perfill absolutisht rregullat e shtetit, le pastaj ato morale=cdo veprim eshte bere me ndergjegje dhe me kalkulim te paster.
    Mbase pakkush e mban mend, por kur u aprovua de-kriminalizimi dhe po shkaktonte “viktimat’ e para, Rama tha me plot gojen; Edhe 100 here te zgjidhja do caktoja te njejtet persona. Deklarate me te qarte nuk kishte si behej.
    Tani a mund ta gjeje kush se ku fillon e mbaron krimi dhe ku fillon e mbaron rilindja? Askush besoj, sepse jane thjesht NJE!

  2. Idiote jane Socialistet, ne fakt kete mendim kam patur per Salen dikur, por Socialistet ja kane mor ne kthese Saliut me idiotsite dhe hajduterite e tyre. Per mos folur per kriminelet meqe Saliu i mbajti jasht Psiko Rama po i fus mrena.

    ATQ politiken Socialiste 🙂

  3. Ore qekeni gomere fare,pse ne arshive jemi qe na cate trapim me formulare greqisht,mbushni faqe kot.Dedektivi Shkalluk qeka bo loqe fare.

  4. Heu bre, edhe ti qe e ke bere kete shkrim qenke kandidat per t u emeruar nga Rama. Thuhet filigram dhe jo filigran dhe koeficent dhe jo konficent.

  5. I sakte mendimi i AI.
    Jane keta njerez qe i vetofrohen llumit Rama dhe ky i oranon se keto ka qejf te qeverise e te manipuloje apo perdore si t’i doje suma

  6. Socializmi komunizmi dhe nazizem. Ec ta keqen. Ky paska qene sekreti. Si tha sorosi, regjimet e gjaya cojne ne nje gje te bukur. Eh ca i ben njerzve ai vizionar. Nje gje u shpeton ketyre karave qe skan per ta kap nei her. PS e un manicomio comunque E DEL ITALIA NON CE NE FREGA ALTRETANTOOO

  7. Me sa bast qe evropianet jane pro edi rames? Kujtoni se ndryshojne fashistet dhe komunistet ? I rent kanceri nfyt

  8. INJORANTI ESHTE SHUMEFISH ME I KEQ SE KRIMINELI .
    NJE KRIMINEL APO MAFIOZ NUK BEHET INJORANT , NJE INJORANT PRODHON KRIMINALITET ME SHUMICE . NA MYTI INJORANCA .

  9. Nëse do të vlerësosh sunduesin tonë, bashkë me Tao Pallën apo mamicën, shiko kë mbajnë rrotull, në qeverri, në bashki , polici e kudo në këtë rregjim pa skrupull. Sojsëzët , sorollopi e horrat rrinë bashkë, si vëllezrit siamezë, si të ngjashëm e bashkëpunëtorë në krime. Fjalët tjera janë broçkulla e lesh me qime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *