• |
ide | kryesore

PROFIL/ Kush është Vjosa, gruaja e parë që kandidon për kryeministre të Kosovës

Lajme, Të fundit



Për herë të parë në historinë e re të Kosovës një grua është kandidate për kryeministre. Në një dekadë pavarësi kemi parë që shtetin më të ri në Europë ka drejtojnë aktivistë të rezistencës nën Jugosllavi ose ish-ushtarë të UÇK-së të pasluftës.

Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova ka vendour që të hyjë në zgjedhjet e 6 tetorit duke u prezantuar me emrin e deputetes Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre. Në një shoqëri më së shumti patriarkale si ajo e Kosovës, prezantimi me një grua nuk do të jetë i lehtë për një parti historike si LDK-ja.

Kush është?

Por kush është Vjosa Osmani që në Shqipëri njihet pak ndërsa në Kosovë ka krijuar një profil të fortë në politikë? 37-vjeçarja është juriste e diplomuar fillimisht në Universitetin e Prishtinës dhe më pas masterin dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Hyri në politikë që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së. Lindi në Mitrovicë, është e martuar dhe ka 2 vajza binjake. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ajo është zgjedhur për 3 mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Në dy zgjedhjet e fundit është renditur deputetja grua më e votuar në Kosovë. Vjosa Osmani është edhe lektore në Universitetin e Prishtinës.

Ndonëse me moshë të re, ajo njihet edhe për kontributin e saj për pavarësimin e Kosovës. Puna e saj ra në sy në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kur ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë, çështje që Kosova e fitoi përballë Serbisë. Veç gjuhës amtare flet anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Një grua e parimeve?

Në opinionin publik ka krijuar profilin e një gruaje parimore. Edhe pse kundërshtarët politikë i kanë renditur akuza të shumta nuk ka qenë e përfolur në asnjë skandal korrupsioni gjatë kohës që LDK ka qenë në pushtet. Ajo njihet si polemizuese e fortë përballë PDK-së së Thaçit. Në një rast në komisionin e Jashtëm është përballur edhe me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu i cili është drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pjesë e stafit të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Osmani nuk i kurseu kritikat ndaj ministrit edhe pse në krah të tij qëndronte babai i dy fëmijëve të saj. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani" Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani"

Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani"



7 Comments

  1. Nuk e njof fare as zonjen ne fjale dhe as politiken e Kosoves, por po te lexosh CV e saj mendoj se duket qarte qe eshte “sponcorizuar” nga dikush. Gjate gjith jetes se saj nuk ka punuar asnjehere ne nje kompani private gjithmone o ne shtet o ne OJF, dhe tani ne moshen 37 vjecare kandidate per KM. Besoj se ketu ka dicka qe nuk shkon.

  2. Sa per ate qe na paska kritikuar burrin jane pordhe me rigon. Ne CV e vetmja lidhje me projektet e Soros eshte ajo per promovimin e Jevgjiteve qe filloi ne 2006. Besoj e mbani mend si plasen kenget e jevgjiteve ne Shqiperi.

  3. Mbreme e ndoqa ne nje tv te kosoves Vjosen. Me bindi profili i saj i qarte e i sakte si intelekt dhe karakteri i saj i forte. Kosova do beje mire te votoj kete grua per kryeminister te Kosoves. Shpresoj qe dhe V.V ta mbeshtes. Kosova me shume se kurre ka nevoje te rehabilitoje veten para nderkombetare nga keq qeverisja e te “forteve te saj”

    1. o astrit na thuaj pash nderin ne cfare ore dhe cfare kanali ke pare mbreme kete tipen ne TV, cfare emisioni ka qene?! ik o idjot me pagese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *