• |
ide | kryesore

Qeveria “injoron” FMN-në, PPP-të kthehen në normë. Jepen 3 konçesione të tjera

Lajme, Të fundit



Gjatë muajit gusht janë shpallur procedurat e dhënies së 3 konçesioneve. Bëhet fjalë për konçesionet për ndërtimin e Portit të Jahteve “Marina Rodon”, të Portit “Marina Limon” në Sarandë, si dhe për infrastrukturën arsimore, që ka si kërkues Bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të paraqitura në “Open Data Albania”, konçesioni për Partneritetin Publik Privat (PPP) të Portit të Jahteve “Marin Rodon” është shpallur si procedurë në datën 6 gusht. Porti është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit dhe afati për këtë kontratë është 35 vjet.

 

 

Po ashtu, investimi në portin tjetër konçesionar, “Marina Limon”, që do të jetë i vendosur në qytetin e Sarandës, është parashikuar me fonde të privatit dhe me afat kontrate prej 35 vjetësh. Ndërsa, konçesioni tjetër, “për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Zonën nr 4, për Projektim, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mbikëqyrjen dhe Kolaudimin e katër objekteve arsimore në njësitë administrative nr 8, numër 3 dhe Dajt”, do të financohet si projekt nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit. Afati i këtij projekti është parashikuar me 7 vjet afat kontrate dhe 18 muaj ndërtimi.

Në një fushëpamjë më të gjerë, PPP-të duket të jenë kthyer në normën e realizimit të projekteve për ndërtimin e godinave të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Pas shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” për të ndërtuar “feniksin e futbollit shqiptar”, Arenën Kombëtare, si edhe pas projektit për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar nëpërmjet PPP-ve, qeveria shqiptare ka planifikuar që edhe godinat e reja për Bibliotekën Kombëtare dhe Kampusin Universitar në Tiranë, të ndërtohen nga subjekte private.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka theksuar në daljet e tij publike se PPP-të nuk janë një shpikje e tij personale, por një mënyrë për të realizuar më shpejt projektet. Por, sidoqoftë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka paralajmëruar së fundmi për rreziqet që mund t’i vijnë Shqipërisë në sektorin publik si rrjedhojë e borxhit të lartë publik, projekteve me partneritet publik privat (PPP), detyrimeve potenciale në rritje që rrjedhin prej tyre dhe dobësisë së institucioneve publike dhe qeverisjes ekonomike në përgjithësi.

Shqipëria përballet me boshllëqe të konsiderueshme në infrastrukturë në krahasim me rajonin, gjë që aktualisht po adresohet përmes përdorimit të gjerë të PPP-ve. Më shumë se 200 projekte PPP (31 përqind e PBB-së) janë kontraktuar, dhe të tjera me vlerë rreth 15 përqind e PBB-së janë në proces. Megjithatë,paralajmëron FMN, PPP-të nuk janë të integruara mirë në kuadrin e përgjithshëm të menaxhimit të investimeve publike, për vlerësimin e fizibilitetit, përballueshmërisë dhe rreziqeve. Në të njëjtën kohë, pagesat e parashikuara të buxhetit vjetor për PPP-të (të financuara nga qeveria) po i afrohen tashmë kufirit të ligjshëm që arrin në 5 përqind të të ardhurave fiskale të vitit të kaluar.”- vëren FMN.



5 Comments

  1. Me sa duket edhe nga intensiteti i PPP-ve te fundit, po iau ndien bytha lageshtiren. Me sa duket si KM i gjate dhe Uriahu i shkurter, e kane kuptuar se do lene karriket se shpejti, dhe po mundohen te grumbullojne sa me shume dhjame qe ta kene per vazhdimesine.

  2. Ipa emer ketu ke plotesisht te drejt Tani po shohin se jane te ikur . POR po na lene pas borxhe te medha

  3. Mor po ckeni me qeverin ajo shkreta po punon dhe ne kohe pushimi ju ger ver me te Lereni te beje ca leka se dhe ato pale se ku hyjne per ndonje pun ne dite te keqe

  4. Ckeni mo vini vazelin te bytha. Donit egropen komunisto-nazisto-sorosiane ? Urdhero merreni. Keto jane gjera normale pastaj. Pse habiteni ? Ky punen po e ben, e coi vendin ne krize duke e zhdukur ajken reale. Rrini beni gam gam kot. Hani kar tani, flisni per ppp. Kshu kolonizohet sot, me brezat e ardhshem. Perça, shantazho dhe zevendeso, dhe ne fund merr medalje per tolerance progres etj etj…Nje kar te madh te hani, se keshtu behet politika edhe ne 2019. Rroft komunizmi.

  5. I cmenduri ne foto duket si Tit Budallai por ne variantin me psiko te mundshem pasi edhe Titi ka me shume integritet se ky hajdut genjeshtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *