• |
ide | kryesore

Samiti i Biarritz/Si e mposhti Macron Trumpin?

Kryesore, Lajme



Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e kapital politik, me qëllim që samiti i G7-s në Biarritz të mos dështonte plotësisht. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në axhendën e ditës, për të thyer këtë format të skematizuar. Ai vetë sidomos nuk donte të dilte në fund si dështak. E kësaj Macron ia doli.

Lëvizje e zgjuar shahu në politikën e Iranit

Macron ia doli vërtet të nxjerrë jashtë loje, Donald Trump, presidentin kokëfortë dhe gjithmonë kundër në politikën e Iranit. E ky nuk është sukses i vogël, sepse Donald Trump u tregua në Biarritz edhe një herë si mik i keq, që e shihte si shaka të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër ai ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nuk mjaftojnë më fjalë të tjera për manovrat, mungesën e përgjegjësisë e deformimet nga ana e Trump. Ai u soll si gjithmonë.

Presidenti francez ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif si të ftuar surprizë dhe filloi në kuadër të takimit një iniciativë diplomatike. E ai e bëri këtë nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe theksoi, se linja e ashpër e SHBA është strategjita e vetme e duhur. Macron nuk u impresionua shumë nga kjo, dhe u takua personalisht me Sarif për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja.

Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim, por në një situatë, ku në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për një zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit europianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.

Për populistët bukë edhe kërbaç

Edhe për djegiet e pyjeve në Amazona, Macron gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE me vendet amerikanolatine, shën red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.

Presidenti francez tregoi këtu, se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë më pas për të shuar zjarret. Sigurisht duhet më shumë presion për të arritur që presidenti brazilian të ndjekë një politikë pro-mjedisore.   BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.

G7-Gipfel in Frankreich Treffen Sarif und Macron (picture-alliance/AP Photo/Twitter Javad Zarif)Foto e marrë twitter-i i ministrit të Jashtëm iranian, Sarif – Macron takohet me palën iraniane në samit

SHBA nuk ishte e kënaqur, që Emmanuel Macron temën e klimës dhe djegiet në Amazona i vuri në rend të ditës. Diplomatë nga samiti u shprehën, se SHBA ndjehej e mënjanuar. Në një kohë që qeveria në Uashington ka treguar, se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-s.

Lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

Presidenti francez tregoi me samitin e G7-s, se e zotëron zanatin politik dhe se do të ngjitet në liderin drejtues të Europës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Përkundër kësaj, Gjermania nuk po bën një figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik në Berlin i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit në BE. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Europian, Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë G7, mund të kesh ndjesinë, se me Macron je në duar të mira.

 

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*Deutsche Welle/ Analizë e redaktores së DW, Barbara Wesel

 



15 Comments

  1. Macron-i, qe nuk bind dot popullin e vet per politikat pro-mjedisore, na paska vene ne rresht Bolsanaron. Keta te majtet funksionojne shume mire jashte realitetit. E quajten literalisht fundin e botes shpyllezimin e ketij viti ne Amazone( perfshire Macron-it), kur NASA ne baze te te dhenave te veta e konsideroi nen mesataren e ketyre 6 viteve te fundit.
    NASA,per keta te fiksuarit e mjedisit, vlen vetem kur pergenjeshtron Trump.
    Eshte e vjeter shprehja se Europa funksionon me mire, kur Gjermania eshte poshte, Rusia jashte dhe SHBA brenda, por nuk mund ta marre drejtimin Franca e Macron-it me 20% mbeshtetje, me pak se te gjithe presidentet qe mbahen mend. Po behet cdo gje per te sponzorizuar Macron-in nga elitat nderkombetare, si kunderbalance per Trump, por nuk do t’ja dalin, sepse suksesi matet me rezultate dhe jo me artikuj lavderues neper mediat elitare. Trump-i ka ekonomine me te forte; po derrmon Iranin dhe Kinen, ndersa Franca eshte drejt recensionit. Kaq!

  2. ca shkrimesh vari karin

    europa pa ameriken eshte e mbaruar. rusi pushtoi gjeorgjine ,ukrainen e se rrujti trapin, ca e ndalon psh me pushtu estoni letoni lituani poloni e cat doje trapi ne europe… ???

    Makroni ???

  3. macroni i martuar me nje plake
    edhe trumpi nje idiot qe nuk di harten e botes
    keta jane udhehqesit qe do shpetojne perendimin

  4. Brockulla, dmth Macron qe i zgjuar se u tregua dobic me planifikimin e takimit, ndersa Trump qenka gomar se tregohet dobic pa ashtu ti Macron! Kjo ja ben ‘muuuu’ qe eshte nje gazetare e njeaneshme. Nuk mund te lavderosh njerin (sepse eshte Europian) dhe te perbuzesh tjetrin per te njejtin veprim, thjesht se s’te pelqen ty!

  5. lideri i ri MAKARON , po paska ndrru agjenden e g7 , a thue se po ndrron menyn e nji kopshti femijsh , kur orizi kinez nuk mujti me lujt nji presje ,

  6. Duket qe Makroni eshte lider dhe i beri suprize kur solli ministrin Iranian!.Nqs eshte lider i zoti bashke me Europen le t’ja heqe embargon Iranit.Ka dy vjet qe thote per marrveshjet e USA me klimen do ti anullonte dhe harroi qe presioni nuk i shkon me te dobtit.Imagjinon te jete lider!!!!

  7. Nese eshte e vertete kjo qe thote kjo analistja (vihet ne dyshim) qe Makron paska mundur Tramp, kjo tregon se planet ky i fundit i ka bere me miun Putin, ne takimin para G7,( ketu ka vend per te thene pse pikerisht para takimit Te G7) ne rezidencen e tije ne jug te frances! Ky Mikroni qe i quan populiste dhe anti demokrate nacionalistet, kur ky vete eshte nje i majte i pothuaj diktator( eshte fjala per skandalet seksuale te disa depupteve minstra te tije per te cilet hetimet u ndaluan pa asnje spjjegim) Ky po eshte anti demokrat e anti amareikan ( para diasa muajsh ky mikron u shpreh se europa duhet te ngreje nje ushtri te sajen per tu mbrojtur nga amerika e kina e rusia,! !! Pas kesaj vjen pergjigja me thumb qe i dha Trump ;- “Ka harruar ky ( KY, pa i permendur emrin) qe ne dy raste ne luften e pare e te dyte boterore, kur ushtria amerikane çlironte Parisin, francezet kishin filluar te flisnin gjrmanisht” Ja mbylli gojen dhe nuk e permend me kete “ushtri” Njesoj si li-derrat komuniste -” te mbrohemi nga imperializmi amerikan” Ky eshte li-derri, i vetedeklaruar i se majtes europiane!!

  8. Habitem si nuk ja ka bere suprize EDramen me brekushe atje ne samit dhe ti vinte ca kushte Trampit .
    Makroni trgon qe nuk njeh veten dhe as i afrohet ta sfidoje Trampin se kujton se me dredhite e tij eshte lidership.

  9. Ca Makaruni o amani. Ca mposhti ky rrota karit qe esht martu me gjyshen e vet. Ky esht nje bibilush qe i duket vetja sikur po rritet dhe gjyshja i nderron pelenat. TRUMPIT jo ky po ska pidh none ti hajne karin e rruajne topet. Pse bz obama osht Trump..

  10. Nivel skandaloz i DW (dhe i Lapsit qe e ripublikon), edhe per nje studente gazetarie do ishte turp te shkruante nje artikull te tille.

  11. Sigurisht qe analizat e vyera qe behen nga komentuesit e mesiperm, do studiohen me shume seriozitet nga Deutsche welle. Koka te tilla te analizes shkencore dhe politike i gjen me veshtiresi ne Gjermani dhe Europe.

  12. Gruaja (gjyshja) e Macronit është nga familja Rothçild. Kupola e hebrejve e ka ndarë influencën mbi botën ndërmjet dy grupeve të fuqishme; perëndimin ja ka besuar Rothçildëve ndërsa lindjen Sorosianëve. Hebrejtë njihen botërisht si krijuesit dhe sponsorizuesit e filozofive të majta (kujtoni revolucionin francez, Kar Marksin, Kar Poperin si dhe vetë Sorosin) . Teoria e shoqërisë së hapur, sponsorizimi i emigrazionit masiv si një tregëti e fëlliqur skllevërish modernë me fitime marramendëse për OJQ, eliminimi i sovranitetit të shteteve, mohimi i traditave dhe trashëgimive kulturore, eliminimi i kujteses njerëzore nëpërmjet përdorimit të drogave të liberalizuara, (kanabis etj), kanë qëllimin e transformimit të shoqërisë uniforme (të ngjashme me milingonat ose bletët) ku të giithë janë “njëlloj” dhe komandën e kanë më të zgjuarit dhe më të pasurit. Imagjinoni cilët janë këta? Kupola e hebrejve. Trump doli si pykë në komplotet e tyre, prandaj dhe u sulmua me mënyrat më të egra dhe të fëlliqura me terminollogji të reja, të shpikura enkas prej tyre, sikurse “populistë”, “sovranistë”, “racistë”, “turpi i njerëzimit” dhe plot sa të duash nga këto “izma” bajate. Macron është një vegël qorre e familjes së gruas gjyshe, kjo spjegon edhe “karrierën pidhjerën” e tij vertikale pa asnjë lloj merite të vetën personale. Ndërsa Franca vazhdon të jetë një kurvë lavire baxhellë (sikundër e ka quajtur Gjigandi Fishta) si dhe komentuesi parafolës; pa Amerikën sot francezët do ishin duke folur gjermanisht, ose rusisht, nesër arabisht, ose ajo që është më e probabël, kinezçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *