• |
ide | kryesore

Tirana ia bën Kukësit si Partizanit: mbrojtësi i kombëtares firmos me bardheblutë

F1, Sport



Kishte ndodhur vite më parë vetëm me Klodian Duron: e priste Partizani për firmën mbi kontratë, mesfushori elbasanas ndryshon itinerar dhe mbërrin tek Vila Goldi për të firmos në kryeqytet, por me Tiranën. Ishte një nga befasitë e mëdha të merkatos, por që sic duket bardheblutë nuk e kanë harruar si bëhet, duke i rrëmbyer sot Andi Lilën Kukësit dhe duke e prezantuar në ambjentet e klubit.

Mbrojtësi i kombëtares kishte rënë dakord me Blutë për të luajtur nën urdhërat e Shpëtim Duros në këtë sezon, por kur pritej firma me presidentin Gjici, lojtari është kontaktuar nga 24 herë kampionët, rikthimi tek të cilët nuk është asnjëherë pa joshje. Lila pas aventurave të shumta në Greqi dhe Itali kthehet të luajë në Superiore, duke zgjedhur tashmë bardheblutë për të vazhduar karrierën.

Ndoshta një lojë për të ngritur ofertën e Tiranës, apo një thirrje e vonë, me sforco, e bardhebluve, por planet e Kukësit janë prishur, ndërsa Tirana me shumë mundësi do ti japë një vend në qendër të mbrojtjes, krah Osmanit, duke qenë se në të djathtë është Vangjeli, edhe pse lojtari edhe me kombëtaren ka luajtur shpesh si mesfushor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *