• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani, gruaja e parë e propozuar për Kryeministre e Kosovës

Lajme, Të fundit



Me propozimin e emrit të kandidates për Kryeministre e Kosovës në rast të fitimit të zgjedhjeve të pritëshme parlamentare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), bëhet e para parti që sfidon për tu përfaqësuar në postin e lartë të udhëheqjes së qeverisë me një grua.

Sikurse kanë publikuar mediat kosovare, në mbledhjen e mbajtur sot, LDK vendosi që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre. Zonja Osmani ish deputete e kësaj partie, në zgjedhjet e vitit 2017 ishte radhitur në mesin e politikanëve më të votuar në shkallë vendi.

Vendimi për kandidimin e saj u mor në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike e cila diskutoi edhe për koalicionet e mundshme para zgjedhjeve të reja të parakohshme që do të mbahen në datën 06 tetor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *