• |
ide | kryesore

Wanda Nara zbulon të ardhmen e Icardi: “Ka refuzuar shumë oferta, sepse…”

Sport



“Për mua Mauro Icardi do të qendrojë tek Inter”, zbuloi Wanda Nara në programin Tiki Taka tek Italia 1. Bashkëshortja dhe gruaja e sulmuesit argjentinas ka qartësuar të ardhmen e sulmuesit zikaltër: “Ai ka qenë gjithnjë koerent e ka refuzuar shumë oferta të skuadrave të mëdha. Unë kam bër punën time duke folur me klube të ndryshme, por vendimi i përket atij”. Në ditët e fundit të merkatos mund të ndërhyjë Juventus: “Nuk e di…”. Conte? “Është një trajner i madh, një nga më të mirët, por bën atë që i thotë shoqëria”.

“Ai mendon se nuk e ka mbyllur ende me Inter. Nuk e di cfarë mund të ndodhë, por di fjalët e tij që nga dita e parë e merkatos. Ai i ka thënë jo shumë ofertave të parefuzueshme për të gjithë, vetëm për Inter. Me të direkt nuk ka patur kurrë kontakte, por me mua po….”, vazhdoi Wanda Nara. Në fund misteri: “Ndoshta dikush i ka thënë të qendrojë. Kush? Ndoshta ai që komandon”.

Asnjë qejfmbetje me teknikun Antonio Conte: “Ndoshta mund të vendosë që të luajë, ashtu si tani po vendos që të mos luajë. Unë nuk pres asgjë, është një zgjedhje e shoqërisë që i paguan rrogën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *