• |
ide | kryesore

Atentati në Tiranë, policia jep detaje: Autorët dogjën makinën në fshatin Ferraj

Lajme, Të fundit



Pas atentatit që tronditi kryeqytetin ka reaguar policia e shtetit. Në një njoftim të shkurtër, uniformat blu thonë se Santiago Malko u qëllua në makinën e tij nga persona të paidentifikuar të cilët u larguan në drejtim të fshatit Ferraj ku edhe kanë.

“Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M. Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve. Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit. Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton këdo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!” – thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *