• |
ide | kryesore

E ardhmja e Neymar po vendoset në Paris: gjigantët spanjollë bëjnë sulmin final

Sport



Neymar është shumë pranë rikthimit tek Barcellona. Tratativa me Psg është futur në fazën decizive e drejtuesit blaugrana kanë fluturuar në Paris për të mbyllur operacionin. Oscar Grau, Javier Bordas e Eric Abidal po kryejnë pikërisht në këto orë sulmin deciziv: oferta duket të jetë rreth 170 milionë euro për të sjellë në shtëpi sulmuesin brazilian. Takimi i rëndësishëm është duke u zhvilluar në kryeqytetin francez, me prezencën edhe të pronarit të Psg Nasser Al-Khelaifi.

Nga Katalonja vijnë sinjale optimiszmi për mbylljen e tratativës duke parë edhe vullnetin e sulmuesit për tu kthyer të veshë fanellën blaugrana, pas dy vitesh të komplikuar në Paris, ku erdhi si lojtari më i shtrenjtë i historisë (222 milionë euro). Ambjentimi nuk ishte aspak i lehtë e Champions League nuk u arrit, duke bërë që mes një dëmtimi e një tjetri O’Ney të vendoste rikthimin aty ku u bë i madh. E provoi edhe Real Madrid, por Barcellona ndezi sinjalin e parakalimit dhe duket se tratativa do të mbyllet me sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *