• |
ide | kryesore

“Kam gjak gjerman”, Merkel shkulet gazit me deklaratat e Trump (VIDEO)

Planet



Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë si rrallëherë duke u shkulur gazit, në një konferencë për shtyp, pasi presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se do të vizitonte Gjermaninë së shpejti duke vënë theksin tek trashëgimia e tij gjermane.

Kjo deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë, bërë gjatë një konferencë për shtyp në Samitin e G7-s të mbajtur dy ditë më parë në Biarritz, ngjalli reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale, ku përmes meme-ve dhe postimeve të shumta, shprehej zemërimi dhe mospëlqimi i gjerë për vizitën e  lajmëruar në Gjermani.

Ne do të jemi atje … jemi shumë të nderuar nga ftesa – dhe kjo është e vërtetë – dhe ne do të jemi atje. Ndoshta së shpejti,” tha Trump, shoqëruar me një nënqeshje të qartë nga Merkel.

Pasi arriti të rikthehej në formën permanente, Merkel u përgjigj se e kishte ftuar presidentin amerikan “shumë herë”. Gjatë shtypit, Trump e quajti atë një “grua brilante” dhe e përshkroi takimin e tyre si “shumë produktiv”.

Trump duhet të bëjë ende një vizitë diplomatike dypalëshe në Gjermani, pasi është shfaqur vetëm një herë në ngjarje të mëdha siç është samiti i G20-s, i mbajtur në Hamburg në vitin 2017. Trashëgimia gjermane së cilës i referohej presidenti amerikan, është me gjasë gjyshi i Trump, Friedrich, i cili raportohet se ka lindur në Gjermani dhe më pas ka emigruar drejt SHBA=ve.

 

https://twitter.com/laseptiemewilay/status/1166179091520925697?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1166179091520925697&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fkam-gjak-gjerman-merkeli-nuk-mban-dot-te-qeshuren-me-deklaratat-e-donald-trump-video%2F



2 Comments

  1. Ky gjak gjerman?! Hahaha u cna beri te qeshim qe ne mengjes. Te gjithe ju ” lideret qe drejtoni” shtete sot jeni gjakprishur . Merkel e perjashtoj. Te tjeret mos u ngopshi me lek mos u ngopshi me te keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *