• |
ide | kryesore

Lukaku ‘pushton’ Inter dhe ka një mesazh për tifozët

Sport, Video



“Jam i kënaqur për fitoren!! Forca Inter”. Ekzaltohet në Instagram Romelo Lukaku, pas debutimit me Inter dhe golit të parë të shënuar në pokerin me të cilin zikaltrit e Antonio Conte likuiduan Lecce, në San Siro. Sulmuesi i ardhur nga Manchester United po tregon lumturinë e tij në kampionatin italian, ku ka gjetur ngrohtësinë e madhe të tifozëve dhe besimin e një shoqërie, që po e ndihmon të kthehet në nivelet e larta. Pastaj, në një tjetër postim, sulmuesi belg ka treguar edhe njëherë golin e tij spektakolar gjatë nxemjes, e përshëndetur me ovacionet e tifozëve. Mes komenteve të para shfaqet ish-interisti Radja Nainggolan: “Topper”.

View this post on Instagram

When i knew it was meant to be ???…. #Golaso

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *