• |
ide | kryesore

Napoli i rrëmben sulmuesin United: mund të firmosë para Juve

Sport



Fernando Llorente është sulmuesi i ri nën urdhërat e Carlo Ancelotti. Për ardhjen në Napoli të sulmuesit spanjoll është gjithcka e përfunduar dhe priten vetëm vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi. Sipas Il Mattino, firma mund të vijë madje përpara ndeshjes së madhe me Juventus. Tek të kaltrit spanjolli do të fitojë 4 milionë në sezon me rinovimin automatik në rastin e arritjes së 12 golave. Një goditje e rëndësishme për De Laurentiis, që ndërkohë ka transferuar Ounas tek Nizza me formulën e huazimit (5 milionë) me të drejtën e blerjes të fiksuar në 20 milionë.

Për të mbyllur tratativën me ish-sulmuesin e Tottenham mungojnë vetëm detajet e fundit. Sipas mirë të interesuarve, cështja mund të zgjidhet në kohë për të qenë në dispozicion kundër Juventus. Me ardhjen e Llorente Ancelotti mund të ketë një zëvendësues për Milik, me eksperiencë, teknikë të lartë dhe karakter. Një element i cmuar, që De Laurentiis arriti ta sigurojë përmes një rroge me peshë, që do të mbulohet nga huazimi i Ounas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *