• |
ide | kryesore

Nis numërimi mbrapsht për Kajmakun, 5 ditë kohë për të dhënë gjurmët e gishtave

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për figurën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, pas denoncimit të ditës së djeshme nga Partia Demokratike.

Mësohet se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë adresuar Bashkisë së Vorës, për dhënien e shenjave të gishtërinjëve nga Kajmaku. Ky i fundit ka pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore, për të depozituar gjurmët daktiloskopike.

Pas kësaj procedure, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithshme, përmes Ministrisë së Drejtësisë do t’i dërgojë një letër porosi autoriteteve të drejtësisë greke. Nëse akuzat e PD-së për fshehje të të dhënave në formularin e dekriminalizimit vërtetohen, Kajmaku rrezikon të dënohet me 4 vite burg.

Selia blu publikoi një “dokument autentik” të Gjykatës së Janinës, sipas të cilit kandidati i Partisë Socialiste dalë nga zgjedhjet monopartiake të 30 qershorit, është arrestuar në  territorin grek në vitin 2003 për veprën penale “për përdorim dhe shpërndarje kartëmonedhash të falsfikuara”.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka theksuar se për akuzën e lartpërmendur, Prokuroria greke kishte kërkuar si pretencë dënimin me 10 vjet burgim të Kajmakut.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur arrest me burg të menjëhershëm dhe marrjen të pandehur të shtetasit Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, për fallsifikim parash, si dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Vendimi i gjykatës për arrestimin e Agim Kajmakut nuk është ekzekutuar, për shkak se gjatë periudhës së shqyrtimit gjyqësor, ai ishte arratisur menjëherë nga territori i shtetit grek dhe ka ardhur në Shqipër. Këtu ka ndryshuar menjëherë edhe identitetin, nga Jorgo Toto, përdoruesi i parave të fallsifikuara në kërkim në Greqi, në Agim Kajmaku, biznesmeni i duhur për politikën kriminale të Edi Ramës.

Sipas legjislacionit penal grek, gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit derisa ky shtetas të arrestohet ose t’i gjendet një adresë e saktë për t’i komunikuar akuzën. Sipas ligjit grek në këtë lloj gjykimi, shtetasi duhet të jetë vetë prezent në gjykim, për shkak se bëhet fjalë për krime të rënda.”- tha ndër të tjera Bardhi.

Referuar dokumentacionit zyrtar të autoriteteve greke rezulton sipas PD-së se Kajmaku është praktikisht edhe sot nën procedim penal nga autoritetet greke, me një masë “arresti në burg” në fuqi.

Në këto kushte, PD-ja përsërit se Kajmaku duke qenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit, nuk mund të ushtrojë funksione publike.

 



3 Comments

  1. Keto padisin njeni tjetrin. Kush ka qene ne pushtet ne kohen kur ka hy ky kaçamaku ne shqiperi, ose edhe mrapa me nd’rrimin e qeverive? Pse s’kane bashkëpunu dhe vepru organet e drejtesise dhe hetimit ne ate kohe? Jo s’kane mujte se keto jane tane njelloj.

  2. Qenke gjindje pa shkolle zoti hetues, se pa license po e po. Nuk behet fjale se kush e la te hyj ne shqiperi, qe i bie te jene po prape qeveri siciliste ne 2003, por per ligjin e dekriminalizimit. Shoku Gjiza e thartuar ka plotesuar nje formular deklarimi ne te cilin ka thene se nuk ka rekorde kriminale. Fakti eshte qe e kane kapur me presh ne bythe dhe pak rendesi ka sesi ka ikur nga shteti grek ne te cilin mund te kthehet me byzylyke shume shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *