• |
ide | kryesore

PD publikon provat se “Jorgo Toto” është Agim Kajmaku

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar një provë të radhës, që sipas saj vërteton se “Jorgo Toto” i arrestuar në vitin në territorin grek në vitin 2003 për falsifikim monedhash, është pikërisht Agim Kajmaku, i mandatuar si kryebashkiak i Vorës nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se në vendimin e autoriteteve greke shkruhet se “shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim (falsifikim parash), është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.”

Për këtë arsye të dhënat për amësinë dhe atësinë pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Jorgo Toto ka pasur më vetë pasaportën e tij dhe ka një numër unik. Në faqen 13 të vendimit të gjykatës greke thuhet se shtetas i arrestuar është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me një numër unik.“Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku. Kur një shtetas shqiptar pajiset me pasaportë të dhënat e tij hidhen e njherë në sistemit TIMS ne e disponojmë dhe provojmë në mënyrë të pakundërsueshmë se Jorgo Toto është Agim Kajmaku i dënuar në vitin 2003.  Ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me të të njëjtin nuëmër kjo është një provë e pakundërshtueshme.”- tha Bardhi.

Bardhi theksoi se këtë provë organi i Prokurorisë mund ta verifikojë “brenda një minuti” sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS, por, sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku ka vendosur të zbatojë “strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik”.

“Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë. Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në  sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike. Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës”, u shpreh Bardhi.

Lidhur me rastin në fjalë, PD njofton se ka informuar që prej ditës së djeshme të gjithë trupin diplomatik në vend.

 

 



4 Comments

  1. TASHME NUK E VE NJERI NE DYSHIM .
    PO PRESIM SE ÇDO THOTE PALLOSHI .
    SHIHNI KUR TE LAJ DUART SI PONS PILATI

  2. vari karin, te pakten bejn ndonje gje dhe keta te opozites deri sa tu vij rradha dhe ketyre per te vjedhur. te kesh perball nje si rama dhe ne vend qe te fitosh te vazhdosh e te rrezikosh zhdukjen totale, kete vetem keta te opozites tone mund ta benin. po sa skandale ka patur kjo qeveri per te rene nja 100 here deri tani. vec disa me permend; vdekja e arditit, projekti i kullave te erjon mafjozit qe erdhi me premtimin zero ndertime ky moterqir e fisqir i pangopur. pergjegjes per vdekjen e nje femije te mitur, kur gruaqir qe i ka qir gruan Rama qe kur kjo ishte prezantuse adoleshente, ky vemje qe projektin e par qe prezantoi pas premtimit “zero ndertime” ishte betonizimi total i liqenit. njeri fallco, i qelbur ne shpirt e i kapur prej koqesh nga nje grup oligarkesh. te mos flasim per saje qorrin, ministri i mbrojtjes qe bente korrierin e droges. a ka skandal me te madh se ky? te vazhdojm me tenderat e unazes ku nje fisqir, gruaqir e gocqir si gjiknuri, pasi vodhi e vodhi si i pangopur, vazhdon edhe sot e zgerdhiet gjithandej neper televizione. Do mjaftonin keto te treja per ta zhdukur kete qeveri kriminelash. po kush ta bej? Basha? Basha ka ber pakt, Basha eshte i shantazhushem se ka ber dhe ai pislliqe pa fund. Derisa opozita te vazhdoj te drejtohet nga njerez pa asnje kontribut e qe e marrin karrigen me mik, nga njerez pa ide e qe jan te kapur, normale qe do jet vec opozit impotente.

    1. basha shkon e ben edhe pakt me meten, qe e peshtyu keq e tani e lepin. koalicion me nard ndoken, me dulen, me idrizin, me duken e krimit, me ca te tjer qe as dashnorja nuk i voton se gruaja jo e jo. dhe rama vazhdon e ben si mbret. keta si klas politike jan te gjith njesoj dhe jan partner. ven ne sken nje show te shpifur duke ber sikur zihen per mustaqet e celos dhe tallin trapin me nje popull te ter, pasi asnje nga peshqit e medhenj nuk kan pesuar gje ne 30 vjet vjedhokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *