• |
ide | kryesore

Rikuperimi/ Juventus me një armë surprizë kundër Napoli

Sport



Juventus mund të buzëqeshë: Maurizio Sarri po shërohet me shpejtësi e, surprizisht, mund të jetë në oankinë të shtunën në Stadium kundër Napoli. Të paktën kjo është ajo që shpreson tekniku, sipas asaj që bën të ditur La Stampa. Tekniku toskan, duke parë progreset fizike të ditëve të fundit, ka si qëllim të mos e humbasë ndeshjen e madhe që për të ka mijëra kuptime. Pasi mungoi në miqësoren e Trieste e debutimin në kampionat në Parma, Sarri shkon drejt rikuperimit blitz. Do të jetë deciziv një takim me mjekët të enjten ose në vigjilje të sfidës. Shoqëria preferon kujdesin, por ish-Napoli nuk do të mungojë.

Sarri është më mirë, edhe në pamje e reflekton, duke qenë se të hënën pasdite është paraqitur në Continassa, duke ndaluar për të bërë foto me tifozët e për të shpërndarë autografë. Kështu që, ta shohim të shtunën në pankinë është më shumë se e mundshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *