• |
ide | kryesore

Vendosin tankun përpara stadiumit: tifozët e Crvena Zvezda krijojnë tension poltik

Sport



Ka polemika në Serbi për tankun e parkuar nga tifozët e Crvena Zvezda përpara stadiumit mitik “Marakana” përpara ndeshjes së kthimit në playoff të Champions League kundër skuadrës zvicerane të Young Boys. Blindi, një T-55 i blerë nga një depo ushtarake, është parkuar jashtë stadiumit si “atraksion”, ka bërë të ditur klubi serb në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Megjithatë, gjesti ka ndarë tifozët e skuadrës së njohur serbe e ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kroaci, që e kanë konsideruar tankun si simbol të sulmeve të forcave serbe në qytetin e Vukovar, në fillim të luftës për pavarësinë e kroatëve në vitet ’90. Një artikull në të përditshmen sportive kroate Sportske Novosti flet për “provokacion të hapur të Beogradit”. Në faqen e tyre ëeb, redstarbelgrade.rs, tifozët serbë kanë shpjeguar se tanku duhet të përfaqësonte një lloj “makine” të klubit, si epiteti i mbështetësve të tyre, që është Ushtria e Veriut’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *