• |
ide | kryesore

Video/ Prozhektorët ndërpresin ndeshjen: Tirana e Teuta peng të dritave

F1, Sport, Video



Në Selman Stërmasi zgjat 22 minuta sfida e javës së dytë të kampionatit mes Tiranës e Teutës. Në minutën e 22 të ndeshjes, pikërisht pas një kontrasti mes Bathës e Kallakut, ku futbollisti bardheblu është ndëshkuar me karton të verdhë, arbitri Eldorjan Hamiti nuk e ka vazhduar më ndeshjen, për shkak se një pjesë e prozhektorëve janë fikur, duke e lënë stadiumin në gjysëmerrësirë.

Fillimisht u mendua për një pauzë të shkurtër, por kanë kaluar gati 30 minuta, me lojtarët që bënin nxemje e merrnin direksione, në pritje të ndezjes së prozhektorëve. Gjyqtari në këtë pikë ka kërkuar mendimin e kapitenëve nëse janë të gatshëm të vazhdojnë lojën, edhe pa u ndezur plotësisht prozhektorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *